Berluskoni lëshon alarmin: Atmosferë lufte civile në Milano

"Berluskoni viziton në spital mamanë e këshilltarit komunal të Milanos, të sulmuar nga mbështetësit e së majtës: Nëse Milano do të shndërrohej në Stalingradin e Italisë, besoj se kjo do të ishte e dëmshme si për milanezët ashtu dhe gjithë italianët”, ka deklaruar Berluskoni, shkruan Il Giornale.
"Në Milano - sqaroi kryeministri - është një klimë shqetësuese për politikën: në këtë fazë të procesit elektoral janë vërejtur situata mjaft shqetësuese. Patëm gati një pushtim prej militantëve të ardhur nga të gjithë Italia që janë mbështetës të kandidates së të majtës, Pisapia.
"Një e majtë si kjo - këmbëngul Berluskoni - nuk është një e majtë socialdemokrate, por një e majtë ekstreme. Mendoj se demonstrimet e dhunshme të këtyre ditëve na bëjnë me dije se duhet të shqetësohemi të gjithë . Besoj se duhet të mendojmë thellë nëse duhet t'ia dorëzojmë qytetin ekstremisteve te majtë, huliganëve dhe elementëve të dhunshëm. /Start/
2011-05-23 09:12