Ja meshkujt më seksi të vitit
Hugh Jackman është mashkulli i vitit. Me partneren e tij kinematografike, Nicole Kidman, po shëtit botën anembanë për promovimin e filmit epiko-romantik "Australia" dhe revista "People" e ka cilësuar si mashkullin më seksi të vitit, sipas listës së gjatë që përfshin yje si George Clooney dhe Brad Pitt. Përmasat fizike i kanë lejuar të fitojë vendin e parë në klasifikim e revistës "People", mjafton të mendosh se partnerja e fundit, Nicole Kidman, nuk humbet rastin të kujtojë se Jackman është aktori i vetëm protagonist në lartësinë saj (në kuptimin fizik) dhe se me bukurinë e tij i "vjedh" shpeshherë skenën dhe suksesin mes publikut femëror. Bashkëshortja, aktorja australiane Deborra-Lee Furness, thotë se Hugh është një romantik që këndon balada dhe përgatit ëmbëlsira për fëmijët e çiftit. Një njeri me këmbë në tokë e shumë i përkushtuar ndaj familjes, siç është Hugh Jackman, mendon se nuk e meriton këtë titull. Ky është klasifikimi i revistës "People".
Dic
Hugh Jackman. Është mbreti i klasifikimit, shihni për të besuar
I dyti në klasifikim është Daniel Craig. Roli i agjentit bukurosh "007" i ka dhënë këtij medaljen e argjendtë
Jon Hamm. Ylli i "Mad Man" ka arritur të marrë vendin e tretë, duke interpretuar rolin e cinikut të reklamave të viteve ‘50. Jon nuk duhet të buzëqeshë shumë. Roli serioz i shkon më tepër
Vendi i katërt është Zac Efron, divi i "High School Musical". Aktori është gjithashtu protagonisti i një historie dashurie me Vanessa Hudgens. (A është vërtet kaq burrë sa mendon revista "People"?)
Vendi i pestë i rezervohet aktorit 27-vjeçar, Robert Buckley, që është ylli i serialit "Lipstick Jungle"
Blair Underwood, aktori 44-vjeçar i "Dirty Sexy Money", do të meritonte më shumë se vendin e gjashtë në këtë klasifikim, megjithatë duhet të jetë i kënaqur me këtë
Ed Westwick thotë për veten: "Të tjerëve u pëlqej, sepse jam fëmijë dhe shumë pasionant në të njëjtën kohë". Nëse e thotë ai, kjo duhet të jetë e vërtetë
Michael Phelps, notari më i shpejtë i të gjitha kohërave, qëndron në vendin e tetë. Ky vend i atribuohet pamjes jo shumë tërheqëse të fytyrës
Blake Shelton, këngëtari bukurosh i muzikës "country", është renditur në vendin e nëntë: serioz, fjalëpakë, pra një mashkull i vërtetë
Pianisti Lang Lang qëndron në vendin e dhjetë. "Pianoja ime është një instrument seksi", deklaron fenomeni kinez
Aktori i serialit "Dawson‘s Creek", Mark-Paul Gosselaar, mban vendin e njëmbëdhjetë. Fansat e tij adhurojnë tek ai veçanërisht flokët. "Jam mashkull. Nuk do t‘i pres deri sa të mos më bezdisin"
Sipas revistës "People", aktori spanjoll Javier Bardem është renditur në vendin e dymbëdhjetë
Robert Pattinson, aktori me pamje prej "vampiri", qëndron në vendin e trembëdhjetë
Joshua Jackson, ish-ylli i serilait "Dawson‘s Creek", edhe pse është 30 vjeç, vazhdon t‘i joshë femrat. Joshua mban vendin e katërmbëdhjetë
Vendi i fundit në klasifikim i përket David Beckham, futbollisti më seksi në botë