Japoni, shumë punë dhe pak fëmijë
Alarmi është dhënë një vit më parë: çiftet japoneze nuk bëjnë dashuri aq sa duhet edhe pse një në katër të tillë është në moshë pjellorie. Sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në 2007-ën, mbi këtë temë, doli se një pjesë e madhe e çifteve nuk kishin kryer asnjë raport seksual gjatë gjithë vitit. Shqetësimi më i madh i qeverisë japoneze është se si t‘i nxisë çiftet të bëjnë më shumë fëmijë në një popullsi që sa vjen e po plaket. Çdo ditë, artikuj pafund në gazeta, tavolina të rrumbullakëta, theksojnë "zhdukjen" e ardhshme të popullsisë japoneze, e cila, sipas vlerësimeve, në vitin 2100, nëse ecet me këtë ritëm, do të jetë vetëm 60 milionë, me pak fjalë sa gjysma e asaj aktuale. Ndoshta për këtë arsye, "Nippon Keindaren", Konfindustria japoneze, ftoi të gjitha ndërmarrjet e saj, rreth 1632 të tilla që të promovojnë "Javët e familjes". Këto javë parashikojnë pushime me rotacion për punëtorët, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë me familjen, me gruan dhe fëmijët, që ndoshta mund t‘i shtyjë drejt dëshirës për të bërë seks më shpesh dhe rrjedhimisht për më shumë fëmijë. Ndoshta, sepse në Japoni punohet shumë dhe aty është vërtetuar lidhja se kush punon nuk bën dashuri.
"Family Planning Association" ka kryer një sondazh mbi 3000 persona të martuar nën 49 vjeç dhe tregoi se të gjitha këto çifte kanë shumë pak raporte seksuale gjatë një jave "për shkak të lodhjes dhe orarit të zgjatur në punë". Fakti që industrialistët janë të shqetësuar për rënien e numrit të lindjeve e si pasojë kanë vendosur t‘u japin punëtorëve më shumë kohë të lirë, është revolucionar në vendin ku jetohet për të punuar madje ku mund të vdesësh edhe nga puna. Nga të dhënat, është vlerësuar se numri i të vdekurve nga "karoshi" (puna e tepërt) është më shumë se 12 mijë në vit. Mes shkaqeve kryesore të kësaj sëmundjeje sociale futen edhe puna natën dhe gjatë ditëve të festave dhe, mbi të gjitha, orët e jashtëzakonshme për të cilat ligji japonez nuk parashikon asnjë orar fiks. Por, përveç zgjidhjes ekstreme, vdekjes, puna e tepërt në Japoni gjeneron në një gjendje të vazhdueshme stresi, që sigurisht nuk mund të mos ndikojë në familje. "Të shkosh në shtëpi herët mund të jetë një zgjedhje e mirë për të qëndruar më pranë me familjen dhe rrjedhimisht në ndikimin e zgjerimit të saj", thotë Kunio Kitamura, president i "Family Planning Association". Pas apelit të Konfindustrisë japoneze gjithë ndërmarrjeve të saj për të reduktuar orarin e punës, diçka po ndryshon. Për shembull, çdo ditë, në orën tetë, me altoparlantë nga selia në Tokio e "Nipon Oil" vihen këngë me përmbajtje të tillë që u kujtojnë punëtorëve se shtëpia është vendi ku ndihemi mirë dhe ku na presin dashuritë e jetës. Për më tepër, prej një muaji, i është dhënë "Ok" fushatës: "Tetë mënyra për t‘u kthyer në shtëpi më herët". Nisma të tilla janë adaptuar edhe nga grupi i prodhimeve tekstile "Toray" dhe "All Nipon Airways", por pjesa më e madhe e ndërmarrjeve ende nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim, madje vazhdojnë t‘i bëjnë ende reklamë pijeve energjike që reklamohen në sloganin: "Gati për të luftuar 24 orë për karrierën tuaj". Por, pavarësisht nismës dashamirëse të Konfindustrisë vendase, Japonia mbetet vendi i njëmijë e një kontradiktave: aty mund të vdesësh nga puna e madhe, por mund të largohesh edhe për një zhgënjim dashurie. Nëse në vend, çiftet tregojnë se kryejnë shumë rrallë marrëdhënie seksuale, e kundërta ndodh me industrinë e seksit me pagesë, që po njeh një lulëzim këto vitet e fundit. "Javët e familjes" ndoshta mund të shërbejnë disi për të rregulluar gjërat.
Vdekshmëria
Depresioni, sëmundjet e ndryshme dhe borxhet janë shkaqet kryesore që i shtyjnë njerëzit në Japoni t‘i japin fund jetës. Numri më i madh i vetëvrasjeve vërehet te meshkujt japonezë, mbi moshën 40 vjeç. Vetëm në vitin 2007, kanë vdekur më shumë se 33 mijë persona. Kjo përqindje, duke e krahasuar me atë të 2006-ës, është rritur 2.9 për qind. Për dhjetë vjet me radhë, Japonia po përballet me numrin e lartë të vdekshmërisë kombëtare. Në "tokën e diellit që ngrihet", numri i viktimave është më i lartë se 30 mijë. Në Japoni, gjysma e vetëvrasjeve kanë ndodhur si pasojë e depresionit, problemeve serioze shëndetësore dhe borxheve të mëdha. Vdekshmëria më e lartë është shënuar në Prefekturën Jamanashi, ku në 100 mijë persona, 39 mijë prej tyre i japin fund jetës në vit. Vetëvrasjet hasen më tepër te meshkujt japonezë se sa te femrat, 71 për qind, pjesa më e madhe e tyre janë të papunë, kundrejt 57.4 për qind. Është vënë re se nga 24 vetëvrasjet e kryera, mosha e viktimave ka qenë mbi të 40-at.
Kabineti i Ministrave të Japonisë ka marrë përsipër zyrtarisht të ulë përqindjen e vetëvrasjeve, e cila është më shumë se 20 për qind. Ajo që të bie në sy është se numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë qytetet e zhvilluara.
Popullsi e plakur
Kohët e fundit, Japonia ka deklaruar se në këtë vend jetojnë 36276 njëqindvjeçarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë femra. Është një rekord dhe statistikat flasin qartë. Për momentin, Arkipelagu mban vendin e parë në botë për sa u përket lindjeve dhe jetëgjatësisë, që mesatarisht shkon deri në 82 vjeç.
Por cili është sekreti? Dieta, sigurisht, por edhe të qenit aktivë, aftësia e japonezëve për t‘u përshtatur lehtësisht me ambientin. Është një paradoks i çuditshëm që japonezët janë njerëzit më jetëgjatë në botë, sepse nga pikëpamja kulturore kanë një ndjeshmëri shumë të fortë ndaj përkohësisë së ekzistencës. Për ta jeta është si një lule qershie, shumë e bukur dhe jetëshkurtër. Por duke gërmuar thellë-thellë, nga kjo ide e brishtë për jetën shfaqet e kundërta e saj: vetëdija, që e ka prejardhjen nga vizioni budist, se jeta e shkurtër e një individi kompensohet nga konsumimi i ushqimit natyror.
Prej shumë kohësh, një grup studiuesish nga e gjithë bota po përpiqen të gjejnë sekretin mbi jetëgjatësinë e japonezëve, me qëllim që të përftojnë të njëjtat rezultate edhe në Perëndim. Kjo mrekulli u detyrohet sidomos zakoneve të të ushqyerit, produkteve gjysmë vegjetariane dhe me pak yndyrë. Gjithashtu, ka dhe mjaft këshilla ushqyese: të konsumosh shumë çaj, kastravecë, sallatë jeshile, portokaj, mollë, kunguj, kos pa yndyrë dhe alga e në mënyrë të kufizuar banane, patate, peshk, oriz, makarona, drithëra dhe mish pule. Ushqimet që nuk duhen konsumuar pothuajse fare janë: biskotat, arrat, çokollatat, gjalpi dhe vaji.