Berluskoni ndan postet shtetërore
Figura politike me e njohur e Italisë, udhëheqësi i qendrës së djathtë Silvio Berluskoni ka paralajmëruar se vendi ka muaj të vështirë përpara ndërsa ai merr postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të përgjithshme. Pas dy vitesh largimi nga qeverisja, Silvio Berluskoni fitoi një mandat të tretë në postin e kryeministrit së bashku me aleancën e tij politike duke marrë nën kontroll të dyja dhomat e parlamentit, Dhomën e Ulët dhe Senatin. Kundërshtari i tij i qendrës së majtë pranoi humbjen vetëm pak orë pasi filluan të dalin rezultatet. Ne votimin për dhomën e deputeteve, Partia e popullit te lirise, Lidhja e Veriut dhe MPA kane arritur te marrin se bashku 46,7%, ndaj 37,6 % te partise demokratike dhe Italise se Vlerave. Ne senat, aty ku ekzistonte frika per balotazh, Berluskoni ka arritur te paktën 30 vende me tepër. Mes partive te vogla , ne parlament hyn vetëm Udc e Kazinit me 5,6 %. Te gjithë te tjerët kane mbetur shume larg kuorumit prej 4% per dhomen e deputeteve dhe 8 % ne Senat. E majta e ylberte e Bertinotit mezi ka kaluar 3%, ndërkohë qe te tjerat edhe me pak se 3 %. Bertinoti dhe Boseli kane njoftuar daljen e tyre nga skena. PD nuk ka arritur te marre as çmimin ngushëllues si parti i mazhorances relative, qe u shpresua te arrihej pas exit polleve te para. Partia e Veltronit është ndalur ne fakt ne 33,2 % ndërkohë qe partia e Populli te Lirisë është ne 37,3%. Kur rezultatet u duken te qarta dhe pa mundësi dyshimi, Veltroni i ka telefonuar Berluskonit per ti uruar fitoren. “Jam i mallëngjyer nga rezultati elektoral”-tha Berluskoni, i cili njoftoi se ka deshire te qeverise për 5 vite , dhe foli për reforma. Persa i perket formacionin qeverisës, lideri i popullit te lirisë ka thënë se ne skuadër do te jene te pakten 4 gra. Dy prej ministrave , ka saktësuar se do te jene nga Liga e veriut. Xhani Leta duhet te jete nje prej zëvendëskryeministrat. Per Finin, Berluskoni ka menduar qe do te drejtoje dhomen e deputeteve, ndërkohë qe ministri i jashtëm do te jete Franco Frattini. Mbledhja e pare e qeverise do te behet ne Napoli, per te treguar qe qeveria e konsideron emergjencen e mbeturinave, një çështje kombëtare. Ndërkohë , vizitën e pare si kryeministër, Berluskoni do ta zhvilloje ne Izrael. Manjati 71-vjeçar miliarder i mediave, Berluskoni, ka premtuar veprim urgjent për përmirësimin e ekonomisë në përkeqësim të vendit. Ai tha se ishte i prekur nga besimi që shumë qytetarë i kishin dhënë atij.