"Gërdeci? Nuk dimë gjë(!!!). Himara? Nuk dimë gjë (!!!)"
Lexova se ishte pyetur Ministria e Jashtme për ngjarjet në Himarë dhe përgjigja ishte: "Nuk kemi dijeni" (!!!) Paska dalë në modë andej nga politika shqiptare, thënia "NUK DI GJË!". Gërdeci? Nuk di gjë! Himara? Nuk di gjë! Zv.ministrja e Jashtme Shqiptare nuk di që zv.ministri i Jashtëm i një shteti fqinj, ka hyrë e ka dalë në Shqipëri. Nuk di që ai ka vajtur e ka takuar disa banorë të Shqipërisë në tokën shqiptare. Nuk e di çfarë note ka marrë në gjeografinë e Shqipërisë znj.Harxhi.