E Diel, 1 Nëntor 2026

"LSI dhe konfliktualizmi destruktiv i politikës shqiptare"

Është qesharake që parti si LSI, që ka vetëm një qëllim, pushtetin personal të individit, të akuzojë parti të tjera se po krijojnë parime "një program, një lider". Nëse janë edhe këta si 90% e partive të tjera të vogla që kanë për qëllim vetëm përfitime personale të liderëve të tyre, atëherë më mirë le të shkrihen. Akuzat anadollake se kryetari "X" qenka "pajtuar" me kryetarin "Y", janë tipike të politikes 18-vjeçare shqiptare, ku nuk shikohen nevojat e kombit, ku nuk shikohet nevoja për bashkëpunim për një qeverisje të re, më të mirë, siç e duan qytetarët e këtij vendi. A duhet ta shohim një dëshirë për reformë të pakontestueshme si "dobësi", si "dorëzim" të opozitës? Gabim! E bëjmë këtë gabim sepse nuk jemi mësuar të shohim një opozitë që vë interesat kombëtare para interesave personale të liderëve të saj. Pikërisht, sjellje si ajo e Metës këto muaj, na kanë bërë që ta na duket diçka tepër abstrakte që për një reformë të detyruar, të ulet opozita me qeverinë dhe ta hartojnë. Z.Meta, jepini fund konfliktualizmit destruktiv të politikës shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›