"Dy ngjarje të ndryshme, dy viktima të ndryshme, dy standarde"
Ndodh një ngjarje tepër e shëmtuar e tejet e dhunshme që na kujton përsëri ne shqiptarëve që, në qoftë se çmimi i artikujve jetësor çdo ditë vjen e rritet, "çmimi" i jetës njerëzore çdo ditë vjen e ulet. Një person godet me thikë në sy të studentëve pedagogun e tyre, mjek i respektuar. Ngjarje e rëndë që e dënon me forcë i gjithë opinioni ynë. Për fat të mirë, goditja nuk solli pasoja për jetën e mjekut. Motivi, rezultoi të ishte tejet banal e pa asnjë sfond politik.
Vëmendja me të drejtë përqendrohet aty, por u harrua të evidentohej një tjetër ngjarje diku larg Tiranës, me shumë domethënie. Po atë ditë, në Lushnje, një djalosh në mes të qytetit, në mes të njerëzve, ndërhyri për të mbrojtur jetën e një gruaje, që për fat të keq nuk jeton më. Heroi i heshtur rrezikon të vdesë po nga një thikë.