E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjekët janë gjithashtu pjesë e këtij sistemi të sëmurë"

Në një koment lidhur me ngjarjen e rëndë të plagosjes së mjekut Rifatllari lexova këto rreshta: "Shërbimi mjekësor është një mall që ka vlerën e tij financiare dhe paguhet! Është krijuar një mendim se mjekësia duhet të jetë falas. Se mjeku është thjesht një shërbëtor, duke harruar që është sistemi i sëmurë problemi dhe jo personeli mjekësor...".

Në fakt këtu fillon mentaliteti i sëmurë i mjekëve. Paraja nuk është funksion i mjekut. Mjekët janë udhëheqës të kombit nëpërmjet etikës së tyre, janë elita, janë mësuesit, dhe në qoftë se kjo dhunë ndaj mjekut konsiderohet si normë, siç edhe po e konsideroni, dhe jo si një rast i veçantë çmendurie, atëherë fajin për këtë normë, për këtë sistem të sëmurë, e kanë edhe mjekët që reagojnë vetëm kur masa bëhet kritike. Nuk ka më të aftë se mjeku për të predikuar ndërhyrjen parandaluese, e megjithatë, disiplina e mjekut në Shqipëri është më e keqja se kushdo disiplinë.

Mjekët thonë që është faji i sistemit. Meqë ra llafi, personeli nuk është në Hënë, jashtë sistemit, është përkundrazi pjesë e rëndësishme e sistemit të sëmurë, aq sa kam frikë se mund të jetë vetë shkaku i sëmundjes së sistemit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›