E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama refuzon strategjitë e luftës Ambasadori i SHBA: Jo trupa shtesë

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se i ka rikthyer mbrapsht variantet e ndryshme të luftës në Afganistan dhe bëri thirrje për rishikime të tjera të situatës. Po dje, ambasadori amerikan në Kabul tha se rritja e ndjeshme e numrit të trupave amerikane në Afganistan do ta dëmtonte edhe më situatën. Ambasadori i Obamës, që është një ish-komandant i luftës në Afganistan, po bën një disidencë të madhe të dërgimit të mëtejshëm të trupave amerikane në vendin aziatik. Kjo e vë në një situatë kundërshtie me komandantin aktual të luftës, gjeneralin Stanli McChrystal, i cili kërkon mijëra trupa të tjerë në vend. Pas informacioneve nga Afganistani, Obama në mbledhjen e këshillit të luftës, kërkoi për ndryshime të 4 opsioneve të luftës që i ishin dhënë deri më tani, ndryshime që, sipas tij, duheshin bërë në dritën e zhvillimeve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›