Ligji i ri i reformës bankare zhvesh Rezervën Federale nga pushteti
Një komitet shumë i fuqishëm i Senatit Amerikan ka propozuar një rishikim të arkitekturës rregullatore financiare të vendit me pasoja zhveshjen nga pushteti i deritanishëm i bankës qendrore amerikane, Rezerva Federale dhe krijimin e një rregullatori të vetëm bankar. Chriss Dodd, kreu i komitetit bankar të Senatit, sapo ka prezantuar një vizion shumë radikal të reformës së sistemit rregullator, madje shumë më radikale nga ajo e propozuar prej Shtëpisë së Bardhë. Kjo lëvizje ka nisur një luftë të ashpër mes bankave, politikëbërësve dhe sistemit rregullator, sigurisht pas skene. Demokratët e mbështetën nismën e Dodd që në prezantimin e saj të parë, por një pjesë më e rëndësishme nga ana e republikanëve duket se do ta kundërshtojë këtë iniciativë të fundit. Propozimi përfshin konsolidimin e institucioneve rregullatore dhe ka hasur në kundërshtimin e Rezervës Federale dhe Korporatës së Sigurimit të Depozitave, si edhe të disa rregullatorëve të vegjël, të cilët ngulmojnë se janë institucionet e duhura për të mbikëqyrur bankat. Dodd tha se sistemi i tij do të ishte shumë më i qartë, aspak burokratik. Projekti i legjislacionit të ri është për krijimin e një agjencie të re që do të mbikëqyrë dhe masë rreziqet në mënyrë sistematike dhe që do të ketë në dorë edhe penalizimin e bankave nëse veprimet e tyre mund të vënë në rrezik sistemin financiar.