E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni përgëzon Berishën për koalicionin me Metën

Kryeministri italian Berluskoni ka përgëzuar kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me Ilir Metën dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e konsideruar këtë veprimin e duhur, që e ka përshëndetur personalisht. Ai theksoi faktin se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë. Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, i ka telefonuar dje pasdite kryeministrit Sali Berisha për ta uruar për fitoren e mandatit të dytë, duke e cilësuar këtë fitore si një meritë të veçantë të tij dhe rëndësi e madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të tij në Bashkimin Europian. Gjithashtu, kryeministri Berluskoni e siguroi kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do të japin një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re, në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në BE. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Kryeministrit italian Silvio Berluskoni për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Shqipërisë dhe kryeministrit Berisha në veçanti, si dhe i shprehu vendosmërinë e tij dhe të qeverisë së tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.       

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›