E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhat Daci uron Berishën për fitoren

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci i uroi kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor. Në telegramin e urimit të kryetarit Daci, theksohet se fitorja ka vlerën më të madhe pasi është arritur në një proces shumë të mirë, transparent dhe demokratik zgjedhor, i cili ka plotësuar shumicën e standardeve më të larta demokratike. Duke theksuar kontributin e madh të kryeministrit Berisha dhe PD-së, në ndryshimet e mëdha pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri nga viti 2005, Daci shprehu bindjen se me këtë fitore Shqipëria do të bëjë hapa të mëtejme që pas anëtarësimit në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›