E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli- delegacioni kinez: Shqipëria, interes për bashkëpunim me Kinën

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu bindjen se qeveria e re Berisha, do të rrisë edhe më shumë bashkëpunimit me vende me fuqi globale ekonomike si Kina. Gjatë takimit të zhvilluar me një delegacion parlamentar të Kinës, kryetarja e Parlamentit Topallit theksoi se Shqipëria e sheh me shumë interes bashkëpunimin me Kinën, veçanërisht në fushën ekonomike. Ndërsa përfaqësuesit e delegacionit parlamentar të Kinës shprehën interes të veçantë për nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe dy vendeve në fusha konkrete. Kryetarja e Parlamentit, duke u ndalur në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, theksoi se fuqia ekonomike, infrastruktura, zhvillimi galopant e bëjnë Kinën një model të progresit ekonomik. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e delegacionit kinez kanë theksuar se ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, dhe kanë shprehur vlerësime për qeverinë dhe parlamentin për progreset e bëra në katër vitet a kaluara. Ju urojmë suksese në katër vitet e ardhshme dhe besojmë se edhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të jenë më të forta dhe bashkëpunimi do të jetë edhe më konkret, u shprehën ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›