E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni "pushkaton" gazetaren irrituese

Silvio Berluskoni priti Presidentin rus, Vladimir Putin, në rezidencën e tij verore në Porto Rotondo. Pyetjet pasonin njëra-tjetrën me shpejtësi, deri sa një gazetare ruse i drejtohet shefit të Kremlinit, duke e pyetur mbi "zërat" e fundit mbi një histori dashurie mes tij dhe ish-gjimnastes Alina Kabaeva. Para se Putin të përgjigjej, Berluskoni, duke buzëqeshur, imiton me duar një automatik dhe e drejton nga gazetarja, në përpjekje për të përmirësuar disi humorin e Presidentit rus, të acaruar dukshëm nga pyetja. Putin e sheh dhe thotë: "Shtypi flet për shumë gra të bukura dhe mendoj se nuk do të habiteshit po të thosha se më pëlqejnë të gjitha". Gjithsesi, ai i mohoi zërat, duke shtuar: "Gjithnjë kam reaguar keq ndaj atyre që me arrogancë dhe me fantazi të çmendura erotike, ndërhyjnë në jetët e të tjerëve".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›