E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblimet ecin me hapin e breshkes

Interviste me Besim Ndregjonin sekretar i Pergjithshem i Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike

Anilejda Shembitraku

Demshperblimi i te perndjekurve po ecen me hapin e breshkes. Demshperblimi eshte nje detyrim ligjor kushtetues ndaj nesh qe kundershtuam diktaturen dhe jo nje lemoshe qe mendon kjo administrate e papergjegjshme me mentalitet komunist. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste te dhene per gazeten Albania Besim Ndregjoni sekretar i Pergjithshem i Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike.

Si po ecen procesi i demshperblimit deri ne keto momente

Demshperblimi i te perndjekurve po ecen me hapin e breshkes ne menyre figurative. Jo vetem qe eshte ngadalesuar por u bene 2 muaj qe nga gushti e deri tani qe nuk ka dale asnje vendim qeverie per te demshperblyer te perndjekurit politike shqiptare. Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ne nje takim qe beri nga fillimi i muajt shtator u zotua se do te nxirrte nga nje liste cdo jave per tu marre vendimi ne Keshillin e Ministrave. Fjala e ministrit ngeli ne sirtar te zyres se tij. Ai nuk beri asnje veprim qe te ecte demshperblimi per ish-te perndjekurit politike. Me sa shoh une mentaliteti i institucioneve ne Shqiperi edhe pas 20 vitesh ka ngelur ne vazhdimesine e mentalitetit komunist duke na konsideruar ne si nje pjese e kesaj shoqerie me emrin e armikut si ne kohen e diktatures. Akoma shoqeria jone eshte e destinuar te vuaje pasojat e mentalitetit dhe veprimit komunist ne nje sistem kapitalist. Demshperblimi eshte nje detyrim ligjor kushtetues ndaj nesh qe kundershtuam diktaturen dhe jo nje lemoshe qe mendon kjo administrate e papergjegjshme me mentalitet komunist. Kjo eshte ecuria e demshperblimit qe fatkeqesisht media e trumbeton cdo dite sikur te perndjekurit politike po marrin demshperblimin e ligjshem. Me keqardhje deklarojme se demshperblimi yne eshte futur ne kalendat greke dhe nuk dihet kur do te perfundoje.

A jane te kenaqur ish-te denuarit me kestin e pare te demshperblimit

Kenaqesi eshte kur ish-i denuari politik merr te drejten e tij pas nje traume cnjerezore qe kaloi ne diktature dhe pas nje kalvari 20-vjecar sorollatjesh Nje kest kur ne te i eshte ndaluar letra me vlere qe eshte dhene per punen e papaguar. Ku prokurori apo gjykatesi qe e denoi pa te drejte duke i konfiskuar dhe shtepine sot eshte i strehuar ne shtepine e te denuarit. Kurse ish-te denuarit i mbajne nga ky demshperblim mbi 15 milione leke per nje shtepi qe ia kane dhene me shume veshtiresi nje pjese sepse nje pjese tjeter nuk e kane marre fare kete lloj demshperblimi. A eshte kenaqesi kur me nje kest qe nuk i del te denuarit as per ilacet qe kurojne semundjet qe kane fituar ne birucat e burgjeve te komunizmit ata qe japin demshperblimin krenohen Kesti i pare eshte nje tallje qe ben ky shtet ndaj atyre qe u sakrifikuan qe te gjithe sot te gezojme pluralizmin te drejtat dhe lirite e njeriut.

Duke marre parasysh shperndarjen me keste sipas jush pas sa kohesh mund te pritet nje demshperblim i plote
Kestet jane nje metode tipike komuniste per te vonuar dhe sorollatur. Per te penguar ish-te denuarit qe te perfitojne kete te drejte te ligjshme. Jam i bindur se ka kaq shume papergjegjshmeri sa qeveria do qe demshperblimi te ndjeke rrugen e pronave qe ka 20 vjet qe ky shtet demokratik i ka lene njerezit me letra neper duar nderkohe qe klasa politike eshte bere pronare dhe pronaret jane ish-pronare. Te njejten linje po ndjekin dhe me demshperblimin e te perndjekurve politike.

Cilat jane problematikat e tjera me te cilat po ndeshen ish-te denuarit dhe te perndjekurit politike

Problemi madhor dhe emergjent i shtreses se te perndjekurve politike eshte gjetja e eshtrave te 4500 te perndjekurve politike qe i ka vrare diktatura pa gjyq. Ka 20 vjet qe heshtet per gjetjen e tyre. Jemi i vetmi vend ne Europe qe akoma nuk po i gjen eshtrat e antikomunisteve shqiptare. Kuptohet se cfare klase politike kemi qe hesht ndaj atyre qe luftuan diktaturen dhe ben spektakel politik me ndjeshmerine dhe vuajtjen qe kaluan keta qytetare fisnike ndaj diktatures. Kemi 6 muaj qe kemi vene pllaken e krimit komunist ne sheshin Skenderbej dhe heshtet per ngritjen e ketij memoriali. Jemi i vetmi vend ne Europe qe kemi vuajtur me shume se cdo vend tjeter nga diktatura dhe nuk kemi nje memorial per te nderuar ata qe i rezistuan asaj. Administrata shteterore per ne te perndjekurit eshte molle e ndaluar po nuk pate lidhje me nje komunist nuk mund te te hapet rruga per ne administrate. Ministrat qe kane marre voten tone dhe gezojne keto privilegje qeverisin me kundershtaret tane politike. Kjo eshte demokracia komuniste qe na jep kjo klase politike. Eshte emergjente vendosja e nje parcele kombetare per te varrosur luftetaret e lirise qe u vrane nga diktatura komuniste. Pa asnje lloj hezitimi do ta quaja heshtjen e klases politike ndaj nesh nje krim te dyte komunist ndaj te perndjekurve politike shqiptare.

Demshperblimi
Do te ndahet ne 8 keste nga nje cdo vit

Sipas ligjit demshperblimi do te ndahet ne 8 keste nga nje ne cdo vit. Nga ana tjeter te perndjekurit qe jane percaktuar ne listen e trete per te perfituar demshperblim duhet te deklarojne vetem nje perfaqesues per te marre kestet ne Drejtorine e Thesarit. Burime prane grupit te punes ne Ministrine e Drejtesise shpjegojne se per te terhequr parate duhet te njihet zyrtarisht vetem nje perfaqesues. Lista e trete me emrat e perfituesve eshte pergatitur pak dite me pare nga grupi i punes. Kjo liste mori miratimin e Ministrise se Drejtesise per te vijuar me tej me proceduren e metejshme deri ne terheqjen e parave. Aktualisht po behen kalkulimet me institucionet e tjera shteterore per te mesuar nese keta te perndjekur kane perfituar nga ligje te meparshme. Keto te dhena do te ballafaqohen me te dhenat qe te perndjekurit kane shkruar ne formularet e vetedeklarimit. Me pas behet perllogaritja se sa do jete shuma financiare e demshperblimit per secilin prej tyre. Vendimi i qeverise percakton se Ministria e Drejtesise brenda 1 jave nga miratimi ne Keshillin e Ministrave te vendimit per demshperblimin i percjell Ministrise se Financave kopjen e plote te dosjeve individuale te ish-te denuarve politike qe perfitojne demshperblim sipas ketij ligji. Ministria e Financave sipas buxhetit te vene ne dispozicion shperndan ne vlere te plote demshperblimin per cdo te denuar politik qe perfiton sipas ketij ligji nepermjet celjes se depozites bankare ne emer dhe/ose per llogari te tij ose te familjareve te tij ne nje banke te nivelit te dyte. Dokumenti i celjes se llogarise bankare i bashkelidhet dosjes ne Ministrine e Financave.

1 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›