Ja perse Shqiperia nuk ben perpara
Njezete vitet e fundit vendi yne ka ecur neper nje rruge te veshtire duke u perballur me shume probleme e situata te pakendshme qe mund dhe duhet te ishin shmangur nese administrata publike do ishte perzgjedhur ne menyre serioze ne menyre qe ajo te punonte me cilesi efektivitet dhe eficience. Nese administrata publike shqiptare do kishte si busull te punes se saj etiken e punes berjen mire te detyres qe heren e pare pergjegjesine ndaj ceshtjeve qe shqetesojne qytetaret dhe mbrojtjen e interesave te shoqerise atehere punet mund dhe duhet te kishin shkuar shume me mire. Eumlshte mjaft evident fakti se ne administraten publike ne Shqiperi pervecse ka edhe njerez te qyteteruar me kulture dhe etike pune qe duket se jane pakice gelojne dallkauket te paaftet arrogantet ata qe i fitojne vendet e punes me konkurse fiktive dhe qe pastaj vetem vene firmen ne bordero ne shtet se tere diten e dites nuk dihet se ku bejne pune te tjera qe nuk kane lidhje me sherbimin civil. Konkretisht ne daten 28 tetor 2010 ne nje nga dikasteret kryesore ne vend eshte bere nje konkurrim per nje pozicion shume te rendesishem dhe personi qe ka zene vendin e pare ne konkurrim ka marre 92 pike kur ai nuk ka doktoraturen e cila eshte 10 pike ne 100 piket e mundshme. Atehere si ka mundesi qe ky person te kete marre 92 pike Ne nje konkurrim ne muajin shtator po ne nje nga ministrite kryesore ne vend detyra pergjegjes ne nje sektor shume te rendesishem me rreth 250 vartes ne tere territorin e vendit i jepet atij qe doli i dyti ne konkurrim edhe pse me pare ishte thjesht nje magazinier ne ate ministri kur konkurrenti ne vend te pare me 20 vite pervoje pune ka doktorature. Ne nje ministri tjeter ne nje konkurrim ne gusht 2010 vendi i punes i eshte dhene nje personi i cili eshte paraqitur 35 minuta me vonese ne testim. Tri jave me pare ne nje pozicion shume te rendesishem prane shefave te medhenj ne qeveri vendin e punes qe kerkon doktorature e merr personi qe doli i dyti ne testim edhe pse nuk ka doktorature kur personi qe doli i pari ne testim ka edhe doktorature. Raste te tilla tashme perbejne shumicen e perzgjedhjes se punonjesve ne administraten publike dhe askush nuk merr iniciativen qe kjo situate skandaloze te marre fund. Sipas udherrefyesit te administrates publike te autoreve E. Rabin W. Hildreth dhe G. Miller qellimi kryesor i punes se administrates publike eshte realizimi i programit qeveritar nepermjet politikave cilesore te menaxhimit te avancuar. Kjo ben qe qeverisja te funksionoje me te vertete. Administrate publike serioze eshte ajo qe menaxhon me cilesi programet qeveritare dhe qe ben perkthimin e politikes se pozites ne drejtim ne realitetin qe qytetaret duhet ta shikojne cdo dite. Administrata publike qe punon fort eshte ajo qe ben analizen e politikave te zhvillimit dhe te elementeve qe i prodhojne keto politika dhe ajo qe percakton elementet e nevojshme per te prodhuar politika alternative me te mira se ato aktuale. A ka ndonje rast kur administrata publike ne Shqiperi te kete ndermarre ndonje nisme sa me lart. As qe behet fjale. Perse Fare e thjeshte Pjesa me e madhe e punonjesve te administrates publike ne Shqiperi jane te paafte ose jane te afte por nuk duan te punojne sepse i kane zene vendet e punes me miqesi bakshishe e bindje politike dhe kjo ben qe keta punonjes shteti te mos jene fare te interesuar qe organizimi menaxhimi dhe nderveprimi i politikave dhe i programeve qeveritare te jete sa me i mire qe te jete e mundur. Presidenti i SHBA-se Wilson ne fund te Shekullit XVIII theksonte Administrata se pari duhet te gjeje se cka eshte me e mira qe nje qeveri mund dhe duhet te beje dhe se dyti ajo duhet qe punet ti beje me eficience dhe me sa me pak kosto por kjo realizohet kur administrata publike eshte e ndare nga politika kur eficienca e administrates publike permiresohet duke marre shembull nga praktikat me te mira qe shpesh vijne nga komuniteti i biznesit kur ajo ka ne themel permiresimin e vazhdueshem dhe efektivitetin e sherbimit publik mbi bazen e menaxhimit trajnimit dhe berjes se karrieres ne baze te meritave. Qellimi kryesor i punes se administrates publike eshte mbrojtja e vlerave demokratike dhe permiresimi i barazise drejtesise sigurise eficiences dhe efektivitetit te sherbimit publik theksojne R. Taylor dhe F. Group dy nga specialistet qe kane ndermarre disa studime ne fushen e administrates publike vitet e fundit por me sa duket ne Shqiperi qellimi kryesor i punes se administrates publike qenka merzitja e njerezve moszgjidhja e halleve te tyre largimi i qytetareve nga programet e zhvillimit dhe shkaterrimi i atyre hallkave shume te rendesishme qe realizojne lidhjen midis mendimit qytetar dhe qeverisjes ne nivel te larte qeverisje e cila per kete shkak nuk i ka fare kembet ne toke. Eumlshte kjo administrate e paafte e perzgjedhur keq dhe shpesh me urdhra nga lart e cila per shkak te kesaj menyre perzgjedhjeje nuk ka asnje nxitje qe te punoje fort per te arritur ne afat dhe me sa me pak shpenzime objektivat e strategjise se zhvillimit dhe objektivat e medha te integrimit te vendit ne rajon dhe me gjere dhe ky me sa duket eshte nje nga faktoret kryesore qe Shqiperia nuk po ben me perpara dhe kjo nuk eshte thjesht ceshtje e administrates publike.