Berluskoni takon Milanin
Ende nuk është një pensionist politik, por barrën dhe aureolën e madhe prej kryeministri nuk e ka dhe me shumë gjasa nuk do ta ketë më. Silvio Berluskoni ka nisur të shijojë këtë periudhë që i duket si një pushim aktiv dhe menjëherë ka vrapuar atje ku e ka zemrën dhe ku i rri mendja. Në Milanelo, në stërvitjen e Milanit të tij.
Siç ndodh rëndom në Itali, është padroni në qendër të vëmendjes, ndaj edhe gazetarët nuk i ndahen. Përse kjo gjendje e Milanit, pyesin ata.
“Kemi kursyer gjithsej në 3 vjet, 160 milionë euro. Ishte e pamundur t'i mbanim në një situatë krize si kjo. Asnjë njeri me mend në kokë nuk do të kishte guxuar të merrte vendim tjetër. Verën e kaluar janë larguar 12 veteranë, senatorë. E dinim se do të vinte një moment i tillë dhe duhet të kemi durim. Nëse do të kishim pasur dy lojtarët që shkuan tek Paris SG, atëherë ndoshta do të ishim duke folur ndryshe”.
Një stol trajneri është diçka që lëkundet pak si shumë në Serinë A, veçse Don Silvio siguron se kjo nuk vlen për klubin e tij.
Milani ka një traditë të përcaktuar qartë lidhur me këtë. Vetëm dy herë në 26 vjet kemi shkarkuar trajnerin në kampionat e sipër. Kemi një raport shumë të mirë me trajnerin që është sigurisht një njeri i shkëlqyer. Me të fituam një titull kampion dy vjet më parë. Sezonin e kaluar ishim duke fituar sërish, por ndodhën gjëra nga më të ndryshmet. Alegri ka autonomi në punën e tij.Vendimet i merr trajneri, ndonëse klubi ka të drejtë të diskutojmë me të”.
Të na falësh Berluska, por nuk jemi të bindur në qendrueshmërinë e humorit tënd. Milanit mund t’i duhen kohë për t’u ngritur, ndërsa trajneri është gjithnjë “koka e turkut”.