E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llorente nuk lëviz në janar

Fernando Llorente nuk do të largohet nga Athletic Bilbao, gjatë janarit. Për këtë ka siguruar presidenti i klubit spanjoll, Urrutia, i cili foli për të ardhmen e sulmuesit spanjoll.

“Kam lexuar dhe dëgjuar gjëra të ndryshme për të ardhmen e tij, të cilat nuk e di nëse janë të vërteta. Për të qëndruar këtu, Fernando duhet ta kuptojë se Athletic është opsioni i tij i parë. Nuk e di nëse do të jetë kështu edhe në të ardhmen, për momentin nuk ka ndonjë risi”, theksoi Urrutia.

Për qershor, 27-vjeçarin e pret duarhapur Real Madridi, por së pari madrilenët duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›