E Diel, 1 Nëntor 2026

Yanga-Mbiwa vazhdon me Montpellier

Milani duhet të dorëzohet përfundimisht për Mapou Yanga-Mbiwa.

Në fakt, Montpellieri ka bërë të ditur se e ka vazhduar kontratën me kapitenin e vet, i cili tash do të jetë i lidhur me kampionin aktual francez deri më 30 qershor të vitit 2015.

Kontrata e deritashme e qendërmbrojtësit do të skadonte më 30 qershor 2013, por ai vendosi t’i mbetet besnik ekipit ku ka luajtur nga mosha 13-vjeçare.

Mbrojtësi i ri e kishte ndihmuar Montpellierin që të ngrihej nga liga e dytë franceze, ndërsa e fitoi një vend edhe në përfaqësuese. Milani synonte ta transferojë gjatë janarit, por e ardhmja e Mbiwas pritet të jetë në Ligue 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›