E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shqyrtohet çështja e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, filloi sot procesin e shqyrtimit të ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës.
E para që deri në këto çaste paraqiti argumentet e saj, natyrisht kundër pavarësisë, ishte Serbia. Kjo palë përmendi si argument kryesor të saj, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ndërsa shtoi se shpallja e njëanshme e pavarësisë është në kundërshtim me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare. Sipas përfaqësuesve serb, serbët e Kosovës janë bërë minoritet në vendin e tyre dhe se ata që kanë shpallur pavarësinë e Kosovës, kanë bërë shkelje të rëndë të sovranit të shtetit të Serbisë. Ata ndër argumentet tjera përmendën edhe çështjen e spastrimit etnik ndaj qytetarëve serbë, që sipas tyre ka ndodhur pas luftës dhe trazirat e marsit të viti 2004. Delegacioni i Kosovës do të paraqitet me argumentet e tij në orën 15.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›