E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernard Kushner, një ministër i njollosur?

Doktori, i shndërruar në dip
lomat, 69-vjeçar, ka qenë
një figurë publike në vendin
e tij dhe më gjerë, që kur ndihmoi
në themelimin e fondit të
bamirësisë, "Mjekët pa Kufij", në
vitin 1971. Sigurisht që ai i ka
hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar
se është thjesht një viktimë
në këtë mes. Në një fjalim
shumë pasionant, para Asamblesë
Kombëtare, Kushner deklaroi se
nderi i tij ishte nëpërkëmbur në
"një libër të mbushur me shtrembërime
dhe insinuata", por pranoi
se në të shkuarën, kishte marrë
honorare për konsulenca të ndryshme
në lidhje me punën në Afrikë
dhe se ato kishin qenë të gjitha
të ligjshme dhe transparente.
Avokati i tij, ndërkohë, deklaroi se
do të ndërmerrte një hap ligjor
ndaj librit. Pjesa më e madhe e
akuzave ndaj Kushnerit ishin bërë
edhe më parë, por, këtë herë, të
gjitha janë përmbledhur në një
libër të vetëm me titull "Bota sipas
K", të shkruar nga shkrimtari investigativ
Pier Pean. Menjëherë
pas një publikimi të tillë, zyrtarë të
lartë socialistë dhe anëtarë të Partisë
së Presidentit Sarkozi, i bënë
thirrje doktorit që të reagonte dhe
të jepte versionin e tij. "Bernard
Kushneri, nëse i ka mbetur ende
ndonjë lloj nderi, duhet seriozisht
të shpjegojë gjithçka para opinionit
publik", deklaroi menjëherë pas
publikimit të librit një deputet socialist.
Kryeministri Fransua Filon,
përkundrazi, i doli në mbrojtje
doktorit, duke thënë se "mënyra
se si është nëpërkëmbur reputacioni
i një njeriu nga disa akuza të
zakonshme është e pajustifikueshme.
Zëri i Francës përçohet në
botë nga ky njeri me një zemër, për
të cilën flet përkushtimi i një jete
të tërë ndaj çështjeve humanitare".
Sipas disave, ekzistojnë dyshime
që shkrimtari është mbështetur
në hartimin e librit të tij nga
kundërshtarët e ministrit që
zemëroi shumë persona brenda
Partisë Socialiste, së cilës i përket,
kur pranoi të ishte pjesë e një kabineti
qeveritar të djathtë në vitin
2007. Kushner, që ka qenë ministër
edhe në qeveritë e majta, thuhet
se, menjëherë pas emërimit në
qeveri, u shkëput edhe nga vetë
Presidenti, duke krijuar figurën e
një njeriu që nuk pyeste shumë
për direktivat presidenciale. Për
këtë arsye, ka pasur zëra që kanë
mbështetur edhe mundësinë që
gjithçka mund të jetë vepër e Pallatit
Elize. Në libër, Kushner, ishadministrator
i OKB-së për Kosovën,
përshkruhet si një njeri
hipokrit dhe për fitimin e sasive të
mëdha të të hollave në këmbim të
konsulencës ndaj qeverive afrikane
të Kongo-Brazavilisë, Gabonit
dhe regjimeve të tjera, ndërkohë
që e shiste veten lart e poshtë si
njeri me zemër të madhe e plot
humanizëm. Në libër jepen detaje
të dy kompanive në pronësi të
miqve të bashkëpunëtorëve të
Kushnerit, që i morën qeverive të
Kongo-Brazavilit dhe Gabonit miliona
dollarë në këmbim të
raporteve që ai shkroi për sistemet
e tyre të sigurimit shëndetësor. Për
sa i përket këtyre akuzave, Kushner
deklaroi se nuk kishte nënshkruar
asnjëherë kontrata me shtete
afrikane dhe se ai ishte konsulent
i një firme franceze, punë
për të cilën merrte një pagë mujore
të caktuar. Por akuzat e bëra në
libër mund t‘i hapin shumë punë
doktorit, pasi autori i librit, Pean,
70 vjeç, është një nga shkrimtarët
më të suksesshëm investigativë të
Francës, që ka hetuar e zbuluar
edhe në të shkuarën skandale të
ndryshme politike. Ai ka botuar
shumë libra, në të cilat ofron detaje
të hollësishme të korrupsionit në
rrethet e larta të politikës dhe është
i specializuar në çështjet mes
Parisit dhe vendeve të Afrikës
frankofone, pra vendeve që dikur
kanë qenë koloni e Francës. Një
ndër librat e tij më të shitur është
"Une Jeunesse Française" ("Rini
Franceze"), i botuar në vitin 1994,
në të cilin ai nxirrte në dritë fakte
për ish- presidentin francez, Miteran.
Sipas tij, Miteran ishte dekoruar
nga qeveria kolaboracioniste e
Petanit. Por, Presidenti i atëhershëm
kishte pranuar që të bashkëpunonte
me shkrimtarin dhe ky
i fundit e vlerësoi shumë një gjë të
tillë. Duke iu rikthyer librit për
Kushnerin, autori tall edhe deklarimin
e shpeshtë e vend e pavend
të Kushnerit për origjinën e tij hebrenje.
Sipas shkrimtarit, Kushner
është një i betuar ndaj "kozmopolitizmit
anglo-sakson", që përçmon
vlerat e Republikës Franceze dhe
pavarësinë e politikës së jashtme
të Francës. Akuza të tilla, Kushnerit
i janë bërë edhe në vitin 2003, kur
ai ishte politikani i vetëm i lartë
francez që mbështeti ndërhyrjen
amerikane në Irak. Sipas asaj çka
tha Kushneri në atë kohë, ndërhyrja
pa një aprovim të OKB-së ishte
një vendim i gabuar, por ishte një
e keqe më e vogël se sa po të lije
Sadamin në fuqi. Sipas pikëpamjes
së Sadamit, "vendi ynë
mund t‘ia dalë mbanë fare mirë pa
një ministër të Jashtëm të fortë, për
sa kohë që ndjek me besnikëri të
gjitha direktivat e Uashingtonit",
shkruan Pean. Kushner i ka quajtur
të gjitha akuzat si gjëra të pakuptimta
dhe tendencioze. Në libër
ngrihen shumë pyetje edhe në
lidhje me caktimin e bashkëshortes
së Kushnerit, Kristin
Okrent, një gazetare televizive si
shefe të "France Monde", një
agjenci e re që merret me transmetimet
jashtë atdheut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›