Ka filluar lufta për gazin
Konflikti më i fundit mes Moskës dhe Kievit për furnizimin me gaz natyror ka riiniciuar debatet për rrugët e reja të transitit. Evropa mund të marrë gaz në të ardhmen nga gazsjellësi i shumëpërfolur "Nord Steam" në veri, apo përmes atij "Nabucco" në jug. Por, a do të ndërtohen ndonjëherë? Një qilim i gjelbër në të përhirtë shtrihet mbi dëborë, që të çon në shtegun malor, të hapur me rimorkio dhe buldozerë. Flluska bore bien në flokët e njerëzve që kalojnë përgjatë qilimit për në atë skenë.
Ata kanë ardhur në këtë vend të Rusisë për të festuar "ngjarjen historike", siç thotë njëri prej tyre: "Fillimin e një prej projekteve më të mëdha të këtij lloji në botë". Ai përshëndetet me dy njerëz me kostume të kuqe mbrojtëse për pajisjet e saldimit. Ndërsa shkëndijat fluturojnë, ata bashkojnë dy gypa të mëdhenj të gazsjellësit.
Viktor Zubkov, kryetar i gjigantit energjetik "Gazprom", që nga përfundimi i mandatit si Kryeministër i Rusisë, dhe Alexei Miller, drejtor i kompanisë, simbolikisht po e inaugurojnë gazsjellësin e ri. Gazi do të rrjedhë nga qyteti Ukhta, aty ku po zhvillohet edhe ceremonia në veri të gadishullit Yamal në Artik. Ukhta është qytet provincial në republikën autonome Komi, 350 kilometra nga rrethi i Arktikut. I ndërtuar nga të burgosurit, dikur ishte pjesë e famshme e arkipelagut Gulag, siç e përshkruan Aleksander Solzhenitsyn. Të vetmit drurë që mund t‘i mbijetojnë këtij acari janë pishat e zhveshura dhe disa kaçube të vogla. Por, regjioni është i pasur.
Në vitin 2030, deri 360 miliardë metra kub gaz natyror parashihen të kalojnë përmes Ukhta drejt Perëndimit për çdo vit. Një pjesë e tij është menduar për gazsjellësin që është bërë qendër e hidhur konflikti në Evropë, i cili tani kufizon përplasjen e kulturave. Shumë pyetje e plot dilema. Ukhta është një pikë transiti për gazsjellësin e planifikuar "Nord Stream" përgjatë detit Baltik. Asnjë gazsjellës tjetër nuk ka ngjallur më shumë debat se kjo platformë e 100 mijë tubave të çeliktë, që do të shtrihet në fund të detit Baltik dhe përmes së cilës gazi rus do të kalojë në Gjermani në vitin 2011.
Në vitin 2006, ministri polak i Mbrojtjes, Radek Sikorski, ka thënë se projekti që e kanë planifikuar bashkë gjermanët dhe rusët përkujton paktin ndërmjet Hitlerit dhe Stalinit, prandaj gazsjellësi me qëllim është caktuar përqark Polonisë dhe vendeve baltike. Projekti paraqet rrezik serioz për ambientin dhe "banorët e rajonit", ka vlerësuar Komiteti i Parlamentit Evropian, duke thënë se të gjitha forcat e mundshme duhen përdorur për të parandaluar ndërtimin e tij.
Për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, gazsjellësi dëshmon se Moska "po tenton të dominojë në treg dhe po i bllokon rrugët e tjera". Përkrahësit e projektit të detit Baltik përdorin shifra të mëdha për të promovuar argumentet e tyre. Kërkesat e Evropës për gaz natyror do të jenë ngritur për një të tretën deri në vitin 2015, thonë ata për kritikët. Wellsi në Holandë dhe Britania e Madhe po shkojnë në të thatë, argumentojnë ata, dhe rezervat e Norvegjisë janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën në rritje.
Kontinenti, nga këndi i tyre, duhet t‘i koncentrojë shpresat te Rusia. Gazsjellësi i detit Baltik, sipas përkrahësve të tij, mund të mbulojë çerekun e nevojave të zakonshme për import dhe do të eliminojë varshmërinë nga vendet tekanjoze të transitit. Kundërshtarët e gazsjellësit këshillojnë se 41.5 për qind e konsumit të gazit në Gjermani vjen nga Rusia, kështu që varshmëria e Evropës nga ky vend po rritet dhe kontinenti po bëhet shumë e më shumë i prekshëm prej zhvatjeve politike. Reagimet e Moskës në vitin 2008, lufta në Gjeorgji, sanksionet tregtare ndaj Polonisë vetëm sa kanë hedhur "barot në zjarr" për skeptikët.
Por, që nga fillimi i vitit dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës për gazin natyror, janë ngritur shumë pyetje edhe një herë. Debati i vjetër është gjallëruar: Vallë rrugët e reja të transportit do të parandalojnë krizat si kjo e fundit? Nëse po, a duhet Gjermania ta vejë bastin e saj në gazsjellësin e detit Baltik apo në Nabucco, projekt konkurrues që kalon përmes Turqisë dhe pjesës jugore të Evropës? Apo në të dyja? Për Kryeministrin rus, Vladimir Putin, është e qartë se Ukraina është e vetmja që duhet të fajësohet për debatin e fundit për gazin. Situatat si kjo, thotë ai, mund të tejkalohen vetëm nëse vihet në funksion gazsjellësi i detit Baltik.
Evropianët e pjesës lindore, në anën tjetër, janë për ndërtim sa më të shpejtë të gazsjellësit në Nabucco. Por, ky është plan që Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e quan "krejt joreal". Për muaj të tërë Moska po bën presion mbi Evropën Perëndimore që ta pranojë Rusinë si furnizues më të besueshëm me gaz. Fronti i ri në Evropë mund të quhet "Nord Stream" kundrejt "Nabucco". Por, konflikti është më i gjerë se dy gazsjellës, apo paratë. Ai sillet rreth sferës së ndikimit dhe politikës në shkallë të lartë. Nëse naftëpërçuesi Baku-Ceyhan, që është ndërtuar në vitin 2005 dhe nis nga ish-Republika Sovjetike e Azerbajxhanit për në Turqi përmes Gjeorgjisë, pa e prekur territorin e Rusisë, "ka qenë serioz për Rusinë", thotë shkencëtari gjeorgjian dhe njohësi i rrethanave politike, Sosso Zinzadse, dhe pastaj Nabucco "praktikisht është edhe një arsye të hyjë në luftë". Lufta për dy gazsjellësit ka filluar, një në veri dhe një në jug. Të dyja po i mbajnë qindra shtete pezull. Gazsjellësi i sigurt dhe modern "Rruga Znamenka" në Moskë fillon prej ndërtesës së okupuar nga Ministria e Mbrojtjes, poshtë kështjellës "Borovitskaya" të Kremlinit. Presidenti i Rusisë kalon përmes dyerve të kështjellës gjatë rrugës për në punë në mëngjes.
Zyra e Moskës në Nord Stream, kompania menaxhuese e gazsjellësit në Detin Baltik, është në rrugën Znamenska nr. 7. "Nord Stream" është një kompani "joint-venture". "Gazprom" mban 51 për qind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër e kanë kompanitë gjermane "Wintershall" dhe "E.on", si edhe ajo holandeze "Gasunie". Natyrisht, rusët janë kryesorët, megjithëse ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder është kryesues i bordit. Vitaly Yusufov është përgjegjës për imazhin e gazsjellësit. Është 27-vjeçar, i diplomuar në institutin elitar shtetëror të Moskës në marrëdhënie ndërkombëtare dhe është djali i ish-ministrit të Energjisë Igor Yusufov. Sipas Yusufovit të ri, gjithçka po shkon sipas planit me gazsjellësin në Detin Baltik, i cili do të kushtojë rreth 7 miliardë euro. Ai do të bartë 55 miliardë metra kub gaz natyror në vit në Gjermani dhe nga atje në Republikën Çeke, derisa dy këmbë ndihmëse paralele të gazsjellësit do të shtrihen në Detin Baltik nga viti 2011 deri në 2012-ën.
Gypat tashmë janë porositur. "Europipe", kompania gjermane me seli në Mylheim, do të furnizojë me tri të katërtat e gypave, ndërsa pjesa tjetër do të prodhohet në Vyksa, në një qytet provincial afër Nizhny Novgorod. Yusufov flet rreth teknologjisë së sofistikuar, me të cilën anija transportuese e gypave do t‘i shtrijë 12 mijë metra në fund të detit dhe për mundësitë e kompanisë së tij për t‘i përmbushur madje edhe kërkesat më të ashpra ambientale. Gazi, thotë Yusufov, do të arrijë afër portit të qytetit më verior të Greifswald pa ndonjë stacion shtytës dhe si rezultat i kësaj, "Nord Stream" do të gjenerojë gati 40 për qind dyoksid karboni të varfëruar, më pak se një gazsjellës mbi sipërfaqe. Gazsjellësi i Detit Baltik do të jetë "më i sigurt dhe më modern në botë", është shprehur udhëheqësi i "Gazpromit", Miller.
Gjithashtu, nuk pretendohet për zëvendësim me ndonjë gazsjellës tjetër, ka thënë Putin gjatë vizitës së fundit në Gjermani. Qëllimi i vetëm është që gazi të arrijë në Perëndim. Madje edhe në Rusi ka të atillë që dyshojnë nëse këto argumente janë të qëndrueshme. Nga aspekti ekonomik, gazsjellësi "nuk do të jetë efektiv aspak", për shkak se do të jetë e mundur t‘i përmbajë vetëm 15 për qind të eksporteve të Rusisë, thotë Alexei Khaytun, ekspert i energjisë në Akademinë e Shkencave të Rusisë. Përveç kësaj, ai shton se qëllimet janë tepër ambicioze. Sipas Institutit Shtetëror të Minierave në St. Petersburg (ku edhe Putini ka marrë doktoraturën), Rusia ka vetëm për 20 vite rezerva të çmueshme të gazit natyror.
Por, konsumi vendas i energjisë po rritet më shpejt se prodhimi industrial në Rusi. Për shkak se Moska planifikon të shesë 40 për qind të gazit jashtë, vendi mund të ballafaqohet me ngecje ekonomike, thonë ekspertët në Institutin e Minierave. Gazsjellësi në Detin Baltik, thotë Khaytun, shërben vetëm për një qëllim: për të bërë presion gjatë negocimit të çmimeve dhe transitit për të ardhmen në Evropë. Këto argumente nuk janë bindëse për shefin e "Nord Stream", Yusufov, që u referohet atyre si "manovrues përçarës", për disa individë.