Ronaldo-Kaka, fillon xhelozia
Ende nuk janë takuar si shokë të rinj të skuadrës, por bashkëjetesa e tyre premton shkëndija. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon dhe Kakanë, dy blerjet e bujshme të Realit të Madridit, në këtë merkato vere. Mesfushori portugez, duket se nuk e ka pritur mirë vendimin e klubit "merengue" për t‘i prezantuar yjet në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ish-lojtari i Mançester Junajtid, që aktualisht ndodhet në Los Anxheles me pushime, kërkon që "skena" të jetë vetëm për të. Kristiano Ronaldo pritet të paraqitet në Madrid gjatë ditëve në vijim, për të firmosur kontratën milionere. Gjithsesi, ai ka shfaqur pakënaqësi, sepse duhet të presë kthimin e Kakasë (në fund të qershorit) pas aktivizimit me Brazilin në Kupën e Konfederatave. "Vonesa" ka sjellë shenjat e para të xhelozisë dhe tani mbetet për t‘u parë nëse klubi do të dijë të vendosë një balancë, për të evituar përçarjen brenda skuadrës.
Skuadra
Ndërkohë, mediat spanjolle, lajmëruan blerjen e radhës të "Galaktikëve 2". Në mbrëmjen e së premtes, Reali gjeti akordin me Valencian, për sulmuesin David Vija. "Marca" dhe "As" shprehen të sigurta për marrëveshjen, duke shtuar se dy klubet ende nuk e kanë zyrtarizuar transferimin, pasi mungojnë disa detaje në kontratë. Afrimi i 27-vjeçarit realizohet për afro 37 milionë euro. Vija, autor i 28 golave në sezonin e kaluar të La Ligas dhe golashënuesi më i mirë i Euro 2008 të fituar nga Spanja, bëhet blerja e tretë e Presidentit Perez, pas Kaka dhe Kristiano Ronaldos. Shifra e shpenzuar për këta tre yje përllogaritet në rreth 200 milionë euro, por ajo pritet të rritet me kalimin e ditëve. Në listën e shpenzimeve të "Don Florentinos" është edhe lojtari tjetër i Valencias, David Silva. Një tjetër element i preferuar nga drejtuesi i Realit është edhe Ksabi Alonso. Sipas tabloidit britanik, "The Sun", në zyrat e Liverpulit ka ardhur një ofertë konkrete nga "Santiago Bernabeu": shkëmbimi i Alonsos me holandezin Arjen Roben (dy lojtarët kushtojnë 30 milionë euro). Alternativë janë 21 milionë euro dhe Gabriel Haince. Reali kërkon me ngulm edhe brazilianin e Interit, Maikon. Tri blerje të realizuara dhe tri afrime që priten, bëjnë që në skuadër të mos ketë vend për disa nga lojtarët aktualë. Klubet Europiane kanë filluar të shfaqin interes për "tepricat" madrilene, ku drejt largimit janë dhjetë futbollistë. Kryesisht nga "kolonia" holandeze: Van Nistelroi, Huntelar, Shnajder, Roben, Van der Vart e Drente, por edhe Higuain, Saviola, Guti e Mahmadu Diarra. Mbetet për t‘u vendosur e ardhmja e kapitenit legjendar, Raul, që do të ketë pak hapësirë mes treshes Kaka-Ronaldo-Vija. Edhe pse konsiderohet si një ikonë në "Bernabeu", përkrah Di Stefanos dhe Butragenjos, 31-vjeçari do të përballet me qëndrimin e gjatë në stol.