E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi drithërues i Alban Bushit në 360°

Takimi me Alban Bushin nuk ishte aq i lehtë. Dhe jo pa asnjë arsye duke qenë se pak ditë më parë bashkëshortja e tij, Teuta solli në jetë një vajzë. Pas shumë përpjekjeve arritëm ta takonim. U ulëm dhe nisëm të bisedonim me të, por nuk na e kishte marrë mendja se intervista do të zgjaste aq shumë, edhe pse kishim shumë gjëra për të thënë. Në fakt, nuk është për tcu cuditur duke pasur parasysh se ky vit ka qenë i mbushur plot me ngjarje për sulmuesin legjendar të kombëtares shqiptare. Duke filluar që nga ai gol i rëndë në stadiumin e PAOK-ut (shënoi një gol spektakolar me roveshatë duke i dhënë fitoren Kallamarjasë) e deri te karakteri i tij prej rebeli (u bë protagonist me ato gjeste ofenduese ndaj Panathinaikosit), që e kthue në qendër të vëmendjes për javë me radhë në Greqi. Në fund, për Bushin ka qenë një sezon i bukur dhe aventura e tij te Kallamarja, do ta vazhdojë gjatë, aq aq ai premton se do të jetojë në Selanik pasi të tërhiqet nga futbolli. Mirëpo, se kur do të jetë ajo ditë kur shqiptari t'i varë këpucët në gozhdë, kjo nuk dihet ende dhe mesa duket është e largët.
Firmosët me Apollonin edhe për tre vjet të tjera. Si ndjeheni pasi gjithcka u mbyll më sëë miri?
Jam shumë më i qetë tani. Futbolistët janë gjithmonë shumë të stresuar papara një firme. Gjithsesi, tani mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Te Kallamarja ndihem mirë, pasi njerëzit më duan dhe më respektojnë. Madje, mund t'iu zbuloj edhe faktin që mendoj të qëndroj në Selanik pasi të kem lënë futbollin aktiv.
Bëhet fjalë për një vendim përfundimtar?
Kam menduar të zgjedh edhe Stambollin, por Selaniku më pëlqen më shumë, ashtu si edhe familjes sime, pasi njerëzit janë shumë të ngrohtë. Është ende herët për të marrë një vendim përfundimtar, por besoj se do të qëndroj këtu pasi të tërhiqem.
A e dije që do të ofronin një kontratë 3-vjecare apo mbete i habitur nga oferta e presidentit Ilia Damilos?
Jo, nuk e besoja që do të ofronin një kontratë 3-vjecare. Besoja se do të rinovoja edhe për një vit, por presidenti më kërkoi të qëndroja për më shumë kohë. I bëra të ditur se për mua nuk kishte asnjë problem dhe e falënderova për besimin që kishte tek unë, pavarësisht se tashmë jam pothuajse 32 vjec.
A luajti rol kryesor rinovimi i trajneri Kacavakis me Apollon Kallamarjanë?
Luajti një rol shumë të rëndësishëm. Kacavakis është një nga trajnerët më të mirë grek. Ai më kupton shumë mirë, është një psikolog mjaft i mirë dhe më lejon të luaj lirshëm si të dua unë dhe pa presion. Gjë që për mua është shumë pozitive. Dhe këtë ai e bën me të gjithë lojtarët, jo vetëm me mua. Trajneri e ka kthyer skuadrën në një familje të vërtetë.
Besoni se Apollon Kallamarja do të arrijë dicka më shumë këtë vit?
Kallamarja ka një ekip shumë të mirë, me një president të aftë, që i ndihmon shumë lojtarët dhe është krahu i djathtë për cdonjërin prej nesh. Kjo është më e rëndësishme. Kam luajtur futboll në diaa vende të Ballkanit si në Bullgari, greqi dshe Turqi dhe po ju them se presidentët si Damilos janë të rrallë. Shumica flasin vetëm gënjeshtra. Për këtë arsye edhe shumë nga lojtarët vendosën të qëndronin te Kallamarja, se sa të shkonin në një skuadër tjetër me në shumë para. Që të jem i sinqertë, nuk e di në do të mund të arrijmë më shumë këtë vit. Mund t'iu them me siguri vetëm që nuk do të biem në ligën e dytë.
Gjithsesi, gjatë verës patët propozime nga shumë skuadra të tjera...
Është e vërtetë që pata oferta konkrete nga shumë skuadra dhe në vecanti njëra prej tyre ishte shumë më e mirë se ajo që më bëri Kallamarjaja. Bëhej fjalë për gati 60 mijë euro më shumë se oferta e senaikasve. Megjithatë, preferova të qëndroja këtu, pasi e dija që të gjithë këtu më duan. Në jetë nuk ekziston vetëm paraja.
A ju bëri ofertë PAOK-u?
Po dhe mund t'iu them se unë doja të luaja me PAOK-un. Patëm disa bisedime me drejtuesit, por cështja nuk pati zhvillime dhe vendosa ta mbyll me aq.
Ditën që firmosët me Apollon Kallamarjanë, bashkëshortja juaj solli në jetë fëmijën tuaj të dytë, një vajzë...
... Dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nëse ke një familje dhe njëkohësisht luan futboll, fëmijët janë ata që të sjellin lumturinë. Do të bëj gjithcka që atyre të mos u mungojë asgjë.
Cfarë do të mendonit nëse djali juaj, Santino do të bëhej një futbollist kur të rritej?
Një nga fjalët e para që si ka mësuar kur ka ardhur në jetë ka qenë "topi". Nuk do të kisha asnjë problem nëse ai do të bëhej një futbollist.
Na tregoni si e filluat futbollin? Patët vështirësi në vitet e hapat e parë?
Kisha shumë vështirësi gjatë asaj kohe, por ne nuk i kuptonim gjërat, pasi nuk e dinim se si ishin kushtet jashtë Shqipërisë. Mund t'iu them vetëm një fakt, që për 20 fëmijë në Shqipëri kishte në dispozicion vetëm 3 topa, ndërkohë që pas stërvitjes nuk kishim mundësia as të bënim dush në dhomat e zhveshjeve, pasi nuk kishte. Gjithsesi, vazhdonim të luanim futboll.
Keni menduar ndonjëherë se do të mund të luani në ndonjë skuadër të madhe?
Kam dashur gjithmonë të luaj dhe besoj se jam gati për të luftuar. Nuk kam aspak frikë për një gjë të tillë. Mirëpo, në futboll duhet të kesh 30 % fat dhe 70 % talent për të bërë një karrierë të shkëlqyer.
Deri në cfarë moshe do të vazhdoni të luani futboll?
Këtë nuk e kam menduar akoma. Mendoj se do ta vazhdoj derisa të më mbajnë këmbët. Jam i dashuruar me futbollin dhe e kam shumë të vështirë të ndahem prej këtij sporti.
Pasi të tërhiqeni do të bëheni trajneri?
Të bësh trajnerin është shumë e vështirë. Profesioni i trajnerit është shumë më stresues se sa i futbollistit. Do të më pëlqente të punoja si menaxher i kombëtares shqiptare ose edhe të bëhesha presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit.
Na thoni të vërtetë, a jeni bërë pishman për atë që bëtë në ndeshjen ndaj Panathinaikosit?
Mund t'iu them se pas asaj ndeshjeje, shkova në shtëpi dhe e pashë në televizion gjithcka ndodhi në fushën e lojës. Nuk më besohej se kisha marrë pjesë në atë mesel në fushën e lojës. Nuk doja që dicka e tillë të ndodhte, nuk është në tipin tim. Thjesht reagova ndaj presionit të madh që pata dhe nga ofendimet e lojtarëve të Panathinaikosit gjatë gjithë takimit. Këtë e kam ndjerë edhe në shumë ndeshje të tjera. Pas takimit disa futbollistë më thanë se meritojë kartonin e kuq për atë që bëra. Më vjen shumë keq për sjelljen timë ndeshjen me Panathinaikosin. Ngjarje të tilla nuk e ndihmojnë futbollin, këtë e dimë të gjithë.
Jeni i mendimit se racizmi ekziston në Greqi?
Nëse ka pasur racizëm në të gjithë këtë histori, kjo ka ndodhur në momentin kur në skenë hyri prokurori. Kjo për Greqinë ishte një njollë turpi. Mirëpo, racizmi si fenomen këtu në ekziston. Më ketë rast do t'iu jap një shembull. Në ndeshjen me Panathinaikosin disa nga futbollistët më thërrisnin me përcmim "shqiptar". Këtë ata nuk e bënin sepse ishin racistë, por sepse në ndeshje kishte shumë tension. Kur gjithcka të mbarojë, ne do të jemi sërish miq. Dicka e njëjtë më ndodh edhe me tifozët. Ata thërrasin vazhdimisht: ‘shqiptar, ti nuk bëhesh kurrë grek', ndërkohë që edhe lojtarët ndikohen nga koret. Sipas të gjitha gjasave, dicka e njëjtë do të ndodhte në rast se snjë grek do të luante futboll në Shqipëri.
Si u ndjetë një ditë pas ndeshjes? A ishe i bezdisur nga gjithë ajo zhurmë që shpërtheu?
Po, natyrisht. Kush nuk do të ishte shqetësuar? Familjarët e mi u shqetësuan, prindërit e mi, miqtë e mi gjithashtu u shqetësuan....
Mesa dimë keni marrë telefonata të shumta nga Shqipëria, madje edhe nga ministra shqiptarë...
Në Shqipëri kjo cështje mori përmasa të mëdha. Cdo ditë televizionet kishin në qendër të vëmendjes komentet për prokurorin grek që donte të më largonte nga Greqia. Sigurisht, unë bëra një gabim, por jam i bindur se nuk do të ishte bërë kaq shumë zhurmë nëse në vendin tim do të ishte një portugez për shembull. Në Shqipëri është folur ëpr një racizëm të qartë.
Po për gjobën, cfarë mendon?
Kët histori nuk kam arritur ta kuptoj në asnjë moment. Mua, pasi bëra gjeste ofenduese, më ndëshkuan me një gjobë prej 40.000 eurosh, ndërsa lojtarin tjetër që më goditi me grusht mori vetëm një paralajmërim. Isha i sigurt, që nëse gjoba nuk do të hiqej unë e kisha ndarë mendjen që të largohesha nga Greqia. Nuk kisha bërë ndonjë gjë aq tragjike sa për të paguar aq shumë para.
Pas asaj ndeshjeje, a folët me ndonjë nga lojtarët e Panathinaikosit?
Jo, pasi situat ishte shumë ë nderë në ato momente. Gati 20 lojtarë po prisnin të më rrihnin në dhomat e zhveshjeve. Tamam sikur të ishin fëmijë të vegjël. Nuk dinin se cfarë të bënin nga inati i barazimit dhe u përplasnë të gjithë me mua. Panathinaikosi nëse është një klub i madh, kur luan me Apollon Kallamarjanë, le të shënojë katër a pesë gola dhe ta mbyllë ndeshjen. Dhe të mos rrezikojë me një penallti në minutën e 94-t e të merret me Bushin më pas. Gjithsesi, sherri nuk vazhdoi, pasi unë u ktheva në dhomat e zhveshjeve shumë vonë, kur ata ishin larguar.
Në cfarë situate ndodhet Kombëtarja e Shqipërisë?
Me Oto Baricin në krye gjërat janë përmirësuar shumë. Ndërsa Brigeli kishte vetëm 11 lojtarë të gatshëm dhe nuk mori përsipër të ndryshonte asgjë. Tani, formacioni i parë mund të mëbshtetet edhe të ndihma e pankinës, ka më shumë konkurencë. Besoj shumë se do të përmirësohemi akoma më shumë, natyrisht nëse Kosova nuk bëhet e pavarur, ashtu sic tha presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. Kjo sepse nëse dicka e tillë ndodh, nga kombëtarja largohen shtatë ose tetë lojtarë mjaft cilësorë, sic është për shembull Lorik Cana i Olimpikut të Marsejës.
A janë shumë të apasionuar me futbollin shqiptarët?
Shqiptarët e dashurojnë futbollin, por ata shfaqin interes vetëm kur luan Kombëtarja, sepse për fatin e keq niveli i kampionatit nuk është edhe aq i mirë. Nuk ka shumë para për këtë sport. Në Shqipëri njerëzve u duhet të punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar jetesën. Atyre nuk u shkon shumë në mendje që të shkojnë e të shohin një ndeshje midis Tiranës dhe Partizanit.
Ju thatë se keni luajtur në disa vende në Ballkan. Na thoni të vërtetën, a ka shumë diferenca mes skuadrave?
Shikoni, unë shkova në Turqi në vitin 1998 dhe gjërat nuk ishin shumë ndryshe nga c'janë në Greqi. Mirëpo, tani ka shumë diferenca mes dy vendeve. Brenda dy-tre viteve turqit ndryshuan gjithcka në futboll. Thuajse në cdo ndeshje ka të pranishëm gati 20.000 tifozë në shkallët e stadiumit, në një kohë që niveli i gjyqtarëve është përmirësuar. Imagjinoni që Istanbulspori grumbullonte deri në 13 milion dollarë në vit fitime. Të gjitha skuadrat kanë infrastrukturë të shkëlqyer. Kjo për fatin e keq, mungon në Greqi. Në jemi në vitin 2007 dhe skuadra e Apollon Kallamrjasë nuk ka një fushë të përshtatshme për të bërë stërvitje. Edhe te Levadhiakosi një fushë e tillë mungonte.
Do të dëshiroje të kishe luajtur në Ligën e Kampioneve?
Po dhe po iu tregoj edhe një fakt, që kam qenë shumë pranë kësaj arritjeje kur luaja me Liteksin e Lovecit në Bullgari. Më kujtohet fare mirë, luajtëm në turin paraeliminator me polakët e Videz Lodzit, dhe në Bullgari fituam ndeshjen e parë me rezultatin 4-1. Në ndeshjen e kthimit humbëm me të njëjtin rezultat dhe në minutën e 94-t fituam një penallti. E mora përsipër ta godisja unë dhe e humba. Rezultati nuk ndryshoi dhe pas shtesës u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë e 11-metrave. Aty, humba përsëri 11-metërsh! Në fund u eliminuam... Ajo ka qenë dita më e keqe e jetës sime. Nëse do të kishim kaluar turin, do të luanim në fazën e grupeve me Fiorentinën, Valencian dhe Monakon. Për fatin e mirë, kam pasur mundësi të luaj edhe me Kombëtaren, në ndeshjet e të cilës ka "aromë" të Ligës së Kampioneve.
Pergatiti: Fatjon Kodra, (Marrë nga gazeta Goalnews)

Skeda personale

Emri: Alban
Mbiemri: Bushi
Pozicioni: Sulmues
Gjatësia: 180 cm
Pesha: 74 kg
Data e lindjes: 20.08.1975
Vendlindja: Tiranë
Ndeshje: 23
Gola: 9
Karriera: Tirana, Szeged, Flamurtari, Apollon, Liteks, Adanaspor, Istanbulspor, Trabzonspor, Dinamo, Levadhiakos, Apollon Kallamaria

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›