"Kupa e Amerikës", samba braziliane kundër tangos argjentinase

"Kupa e Amerikës", e barasvlefshme me Kampionatin Europian, është kompeticioni ndërkombëtar më i vjetër në botë, që ka startuar edicionin e parë plot 91 vjet më parë, në vitin 1916, ku fituesi i parë u shpall Uruguai (14 herë kampion i Amerikës), ndërkohë që fituesi i fundit, ai "Kupës së Amerikës" së vitit 2004, është Brazili (7 herë kampion). "Kupa e Amerikës" organizohet në vendet e kontinentit amerikan dhe është ngjarja më e rëndësishme futbollistike e dy Amerikave, të Jugut dhe Veriut.
"Kupa e Amerikës"
"Kupa e Amerikës" (Copa America 2007) do të mbahet në Venezuelë nga data 26 qershor deri më datën 15 korrik 2007. "Kupa e Amerikës" është trofeu më i lakmueshëm nga kombëtaret e këtyre vendeve pas atij të "Kupës së Botës". Këtë vit kompeticioni analog i Kampionatit Europian do të zhvillojë ndeshjet në Venezuelë. CONMEBOL, Federata e Futbollit e Amerikës së Jugut, pati vendosur që tre vjet më parë për destinacionin e "Coppa America 2007", duke bërë shumë investime si përsa i përket infrastrukturës së fushave të futbollit, por edhe për qytetet që do të presin tifozët e shumtë të këtij evenimenti.
Stadiumet
Tetë stadiumet ku do të luhen takimet e këtij kompeticioni janë rikonstruktuar nga e para, duke shtuar mjaft komoditetin dhe kapacitetin e tyre. Për të marrë pjesë në këtë kampionat nuk është e nevojshme për ndeshje kualifikuese. Argjentina, Brazili, Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Peruja, Uruguai dhe Venezuela mjaftojnë që të nënshkruajnë pranë federatës se dëshirojnë të jenë pjesë e kampionatit për të marrë pjesë. Ndërkohë që pjesë e këtij evenimenti kanë qenë shpeshherë edhe skuadra nga kontinente të tjera si Japonia dhe Australia në kohë të ndryshme, të ftuara nga vendi organizator i kompeticionit.
Kampionët
Ndërsa pas viteve '90, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë pothuajse gjithmonë kur janë zhvilluar ndeshjet e këtij kampionati, por pa mundur të lënë shenjë. Argjentina dhe Uruguai janë skuadrat që e kanë fituar më shumë trofeun e këtij kompeticioni, përkatësisht nga 14 herë. Shtatë herë ka fituar Brazili, i cili është edhe kampioni në fuqi (2004), dy herë Paraguaj, dy herë Peruja dhe nga një herë Bolivia dhe Kolumbia.
Brazili i Dungës
Trajneri i Brazilit, Dunga, shpreson se formacioni i tij i ka të gjitha shanset për të fituar "Kupën e Amerikës", pavarësisht se ai kritikoi indirekt mungesat e Ronaldinjos dhe Kakasë. Dunga tha se lojtarët e tij u bashkuan në skuadër pas sezonit europian, duke shpenzuar dy javë stërvitje në Brazil. "Ne kemi një grup profesional shumë të lartë, lojtarët janë të fokusuar në atë që dëshirojnë të arrijnë. "Kupa e Amerikës" është edhe turneu i parë zyrtar i Dungës, qyshkur ai mori drejtimin e ekipit. Ndeshja e parë e Brazilit është ajo kundër Meksikës në Puerto Ordaz, e programuar për ditën e mërkurë (20:45). Në "Kupën e Amerikës" së vitit 2004, braziliani Adriano ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 7 gola.
Fituesit
14 herë: Argjentina
(1921, 1925, 1927, 1929, 1937, 1941, 1945, 1946, 1947, 1955, 1957, 1959, 1991, 1993)
14 herë: Uruguai
(1916, 1917, 1920, 1923, 1924, 1926, 1935, 1942, 1956, 1959, 1967, 1983, 1987, 1995)
7 herë: Brazili
(1919, 1922, 1949, 1989, 1997, 1999, 2004)
2 herë: Paraguai (1953, 1979)
2 herë: Peruja (1939, 1975)
1 herë: Bolivia (1963)
1 herë: Kolumbia (2001)
PJESËMARRËSIT
Grupi A
Venezuela, Uruguai, Peruja, Bolivia
Group B
Brazili, Kili, Meksika, Ekuadori
Grupi C
Argjentina, Paraguai, Kolumbia, SHBA
Kalendari i finaleve
Grupi A
26.06.2007 Uruguai-Peru (18:00)
26.06.2007 Venezuela-Bolivi (20:45)
30.06.2007 Bolivi-Uruguai (16:00)
30.06.2007 Venezuelë-Peru (18:15)
03.07.2007 Peru-Bolivia (18:30)
03.07.2007 Venezuelë-Uruguai (20:45)
Grupi B
27.06.2007 Ekuador-Kili (18:00)
27.06.2007 Brazil-Meksikë (20:45)
01.07.2007 Meksikë-Ekuador (16:00)
01.07.2007 Brazil-Kili (18:15)
04.07.2007 Meksikë-Kili (18:30)
04.07.2007 Brazil-Ekuador (20:45)
Grupi C
28.06.2007 Paraguai-Kolumbi (18:30)
28.06.2007 Argjentinë-SHBA (20:45)
02.07.2007 SHBA-Paraguai (18:30)
02.07.2007 Argjentinë-Kolumbi (20:45)
05.07.2007 SHBA-Kolumbia (18:30)
05.07.2007 Argjentinë-Paraguai (20:45)
Cerekfinalet
07 korrik 2007
1) Vendi 3 më i mirë-Vendi 2 Grupi B
07 korrik 2007
2) Vendi 1 Grupi A- Ekipi 2 i vendit 3
më të mirë
08 korrik 2007
3) Vendi 1 Grupi B- Vendi 2 Grupi C
08 korrik 2007
4) Vendi 1 Grupi C- Vendi 2 Grupi A
Gjysmëfinalet
10 korrik 2007
A) Fitues i ciftit 1- Fitues i ciftit 2
11 korrik 2007
B) Fitues i ciftit 3- Fitues i ciftit 4
Për vendin e 3-4
14 korrik 2007
Humbësi i ciftit A-Humbësi i ciftit B
Finalja
15 korrik 2007
Fitues i ciftit A- Fitues i ciftit B
Tetë stadiumet e finaleve
Stadiumi: "Monumental de Maturin"
Kapaciteti: 52000 vende
Stadiumi: "Polideportivo"
Kapaciteti: 45000 vende
Stadiumi: "Metropolitano"
Kapaciteti: 45000 vende
Stadiumi: "Polideportivo Cachamay"
Kapaciteti: 45000
Stadiumi: "Metropolitano de Lara"
Kapaciteti: 40000 vende
Stadiumi: "Olimpico Luis Ramos"
Kapaciteti: 40000 vende
Stadiumi: "Jose Pachencho Romero"
Kapaciteti: 40000 vende
Stadiumi: "Ciudad Universitaria"
Kapaciteti: 40000 vende
Fituesit e "Kupës së Amerikës"
1916: Uruguai
1917: Uruguai
1919: Brazili
1920: Uruguai
1921: Argjentina
1922: Brazili
1923: Uruguai
1924: Uruguai
1925: Argjentina
1926: Uruguai
1927: Argjentina
1929: Argjentina
1935: Uruguai
1937: Argjentina
1939: Peruja
1941: Argjentina
1942: Uruguai
1945: Argjentina
1946: Argjentina
1947: Argjentina
1949: Brazili
1953: Paraguai
1955: Argjentina
1956: Uruguai
1957: Argjentina
1959: Argjentina
1959: Uruguai
1963: Bolivia
1967: Uruguai
1975: Peruja
1979: Paraguai
1983: Uruguai
1987: Uruguai
1989: Brazili
1991: Argjentina
1993: Argjentina
1995: Uruguai
1997: Brazili
1999: Brazili
2001: Kolumbia
2004: Brazili
Venezuela, vendi organizator
Republica Bolivariana de Venezuela, ose shkurt Venezuela, është një shtet që ndodhet në veri të kontinentit të Amerikës së Jugut. Ajo ka qenë më parë koloni spanjolle, pavarësi të cilën e fitoi më 5 korrik 1811, përpara së të pushtohej nga Kolumbia, prej së cilës u bë e pavarur më 13 janar 1830. Sipërfaqja totale është 353 841 km2 (rreth 15 herë më e madhe se Shqipëria), vendi i 33 në botë. Popullsia është 27 730 469 banorë, vendi i 42-të në botë.
Presidenti i vendit është Hugo Caves Frias, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër anti-amerikan. 37% e popullsisë së vendit jeton nën kufirin e pranuar të varfërisë. Karakas është kryeqyteti i vendit me një popullsi prej 3 140 076 banorësh (viti 2005).
Dash Frasheri