E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bertrand synon formacionin bazë

Ryan Bertrand shpreson që paraqitja e tij e befasishme për Chelsean në Ligën e Kampionëve do të përforcojë gjasat që ai të angazhohet si titullar në edicionin e ri.

23 vjeçari shënoi debutimin e tij në gara ndërkombëtare në finalen kundër Bayern Munichut në maj dhe arriti të ndal yjet si Arjen Robben dhe Philipp Lahm në duelin të cilin Chelsea e fitoi pas penalltive.

“Shpresoj të kaloj një sezon të mirë”, tha mbrojtësi i majtë për BBC Sport. “Kam zhvilluar 15 ndeshje sezonin e kaluar andaj nëse arrij në 20-25 këtë edicion do të tregoj progres”, u shpreh Bertrand.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›