Muamba, rol në Bolton

Menaxheri i Boltonit, Owen Coyle ka thënë se klubi është i gatshëm ti ofrojë Fabrice Muambas një rol në Reebok Stadium pas pensionimit të tij. Muamba, 24 vjeç, u tërhoq nga futbolli pas këshillave mjekësore.
“Nëse ai dëshiron të vazhdoj nga këndvështrimi i trajnerit atëherë ne do të jemi të lumtur ti ndihmojmë në këtë aspekt”, deklaroi Coyle. “Ai e di se dyert tona janë gjithmonë të hapura për të”, shtoi ai.
Muamba pësoi sulm kardiak dhe kolapsoi në fushë në ndeshjen kundër Tottenhamit në mars të këtij viti. Ai shpresonte në rikthim por mjekët e kanë këshilluar të pensionohet.