Besa - Lushnja 0 - 0, paqe midis dy Ilirëve Besa, që gjithsesi e ruajti vendin e katërt, tashmë me 29 pikë, do të përballet në javën e 19-të me Vllazninë kryesuese në “Loro Boriçi” (fitoi 1-0 në fazën e parë), ndërsa Lushnja, gjithmonë e fundi

Besa nuk arriti të shfrytëzojë faktorin fushë edhe ndaj Lushnjës së vendit të fundit, në derbin e dy Ilirëve trajnerë: Dajës së Besës dhe Gjylës së Lushnjës. Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi i thatë 0-0. Në fazën e parë Besa kishte fituar 1-0.
Pas tre fitoresh rresht në kampionat (kundër Shkumbinit, Teutës e Elbasanit) Besa humbi çuditërisht dy pikë në shtëpi, edhe pse në letër e në kuotat e kompanive të basteve ishte dukshëm superiore.
Ky ishte barazimi i 24-të midis këtyre dy ekipeve, që kanë secila respektivisht nga 31 fitore Besa e 22 fitore Lushnja në 77 ndeshje historike.
Besa, që gjithsesi e ruajti vendin e katërt, tashmë me 29 pikë, do të përballet në javën e 19-të me Vllazninë kryesuese në “Loro Boriçi” (fitoi 1-0 në fazën e parë), ndërsa Lushnja, gjithmonë e fundit, tashmë me 14 pikë, do të presë në shtëpi Elbasanin (humbi fazën e parë 2-0).
E Shtune, 31 Janar 2009