E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylis-Partizani 0-1, ringjallen “demat”Për Partizanin, tashmë në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Bylisi i vendit të 10-të, kjo ishte fitorja e dytë rresht pas asaj me Flamurtarin (2-0) dhe e treta sezonale, duke përfshirë edhe Lushnjën (1-0).

Partizani është befasia e madhe e javës së 18-të. Të kuqtë e dhjetëra problemeve fituan në transfertë 1-0 me një rival direkt për mbijetesë si Bylisi.

    Golin për formacionin e trajnerit Shpëtim Duro e shënoi sulmuesi korçar Marius Ngjela (21’), pas harkimit mjeshtëror të blerjes dimërore të Partizanit, Engert Bakallit. Për Ngjelën ky ishte goli i katërt me fanellën e skuadrës së presidentit Albert Xhani.

    Për Partizanin, tashmë në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Bylisi i vendit të 10-të, kjo ishte fitorja e dytë rresht pas asaj me Flamurtarin (2-0) dhe e treta sezonale, duke përfshirë edhe Lushnjën (1-0).

    Në fazën e parë, dy skuadrat u ndanë në barazim në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stëmasi”, por goli i barazimit me penallti nga Bylisi (shënoi Roland Nënaj) erdhi pas një 11-metërshi të paqenë, të dhënë nga gjyqtari Shkëlqim Guçe, i cili mbylli edhe serinë e gjykimeve sezonale për “xhakëtën e zezë” lushnjare.

    Partizani dha shenja ringjallje dhe në takimin e radhës, që do të luhet ditën e mërkurë, më 4 shkurt 2009, mund t’i shkaktojë edhe një surprizë të bukur Dinamos, që nga ana e saj do të luajë pa portierin titullar Elvis Kotorri e mesfushorin Juljan Brahja, të dy të ndëshkuar me karton në ndeshjen e humbur 2-4 me Tiranën.

    Bilanci aktual midis dy ekipeve: 13 ndeshje; 3 fitore Bylis, 4 barazime, 6 fitore Partizani; golat: 10-13.

E Shtune, 31 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›