Besa, 4 ndeshjepa tifozë dhe gjobatë rënda nga FSHF
KAVAJE- Besa e Kavajës do të luajë 4 ndeshje pa tifozë, do të humbasë ndeshjen në tavolinë 2-0 si edhe do të paguajë 1 milion lekë të reja gjobë, për shkak të trazirave të ndodhura ditën e hënë, në përballjen me Skënderbeun. Ka qenë ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me ngjarjet e shëmtuara të Kavajës, ku ndeshja u ndërpre përpara kohe si rrjedhim i hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës dhe goditjes së arbitrit anësor. Përveç Besës, FSHF ka dënuar me 200 mijë lekë gjobë edhe klubin e Skënderbeut, pasi tifozët korçarë thyen stolat e stadiumit dhe i hodhën ato në fushën e lojës. Po për këtë takim, një dënim të rëndë ka marrë edhe mesfushori i Besës Paulin Dhëmbi, i cili ka ofenduar dhe ka acaruar tifozët kundërshtarë. Dhëmbi është pezulluar 3 ndeshje dhe gjobitur me 100 mijë lekë.
Një tjetër sanksion i rëndë i marrë nga Disiplinori ka qenë për klubin Elbasani, pasi në ndeshjen me Tiranën, tifozët vendas hodhën sende të forta në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë. Elbasani do të luajë 2 ndeshje pa praninë e tifozëve dhe do të paguajë 200 mijë lekë gjobë për këtë. Ndërkohë, një gjobë prej 200 mijë lekësh është marrë edhe nga klubi Tirana. Shkak për këtë është bërë një situatë groteske në ndeshjen e parë. Skuadra bardheblu ka shkuar në Elbasan pa uniformat e dyta dhe është detyruar të luajë në fushë me mbathjet e lojtarëve të Elbasanit në mënyrë që uniformat në fushë të mos ishin të njëjta. Po për javën e parë, Federata ka dënuar me 200 mijë lekë gjobë edhe Vllazninë për hedhje të sendeve në fushë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)