E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monte Karlo, nëorën 18.00 hidhet shortii Champions

MONTE KARLO- Sot në orën 18.00 në Montekarlo nis zyrtarisht “gjuetia” ndaj Interit. Në Principatën e Monakos do të hidhet shorti për fazën në grupe të Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Terrori i skuadrave të mëdha është Reali i Madridit, që është vendosur nga UEFA në vazon e dytë dhe që mund të ndeshet me secilën nga 8 kokat e serisë.

Në vazon e tretë të gjitha ekipet e mëdha kërkojnë të shmangin Totenhemin dhe Shalken, ndërkohë që në vazon e katërt skuadrat më të rrezikshme duken Rubin Kazan dhe Okser. Italia dhe Spanja përfaqësohen në Championsin e këtij viti me 3 skuadra, pas eliminimit të Sampdorias dhe të Seviljes. Ndërsa Anglia ka 4 skuadra, 3 prej të cilave, çelsi, Arsenal e Mançester, koka grupi. Sezoni 2010-2011 duket një nga më të varfrit duke parë emrat e skuadrave, por një nga më të pasurit nga ana financiare. Interi fitoi 49 milionë euro në sezonin që sapo kaloi, ndërsa këtë vit pritet një rritje e kësaj vlere, për më tepër që sezoni përkon me vitin e parafundit të fair-play-t financiar që ka vendosur Platini.

Që nga viti 1990 nuk ka ndodhur kurrë që një skuadër të fitojë dy herë rresht Ligën e Kampioneve, kështu që edhe për Interin pritet që rikonfirmimi të jetë i vështirë përballë ekipeve si Barcelona, çelsi, Mançesteri apo Reali i Madridit. Finalja e Champions League për këtë sezon do të luhet në Londër, në stadiumin “Uembli” më 28 maj.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›