E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe zbulonlistën për Rumaninëe Luksemburgun

TIRANE- Trajneri i kombëtares Josip Kuzhe ka publikuar listën me 23 futbollistë që do të luajnë ndaj Rumanisë dhe Luksemburgut, më 3 dhe 7 shtator. Rikthimi i bujshëm në skuadrën kombëtare është ai i Ervin Skelës, organizatorit që nuk pranoi të grumbullohej për miqësoren me Uzbekistanin, duke qenë se ishte pa skuadër. Ndërsa në Evropë të gjitha kampionatet kanë nisur, Skela është ende pa skuadër dhe thirrja e tij duket si një shans që mesfushori të jetë në qendër të vëmendjes së menaxherëve. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës janë futbollistët e zakonshëm të thirrur nga Kuzhe, me emra si Arjan Beqaj, Lorik Cana, Erjon

Bogdani, Hamdi Salihi, Ervin Bulku apo Jahmir Hyka. Jashtë do të qëndrojë sërish kapiteni Altin Lala i dëmtuar, ndërsa në skuadër do të jenë edhe disa nga emrat e spikatur të kampionatit shqiptar si Bakaj, Lila, Muzaka apo Emiljano Vila.Shqipëria do të luajë me Rumaninë më 3 shtator, ditën e premte. Herën e fundit që kombëtarja kuqezi është përballur me rumunët ishte në nëntorin e vitit 2007 dhe është mposhtur 6-1. Pas Rumanisë, Shqipëria do të luajë me Luksemburgun më 7 shtator në Shkodër.

Lista e lojtareve te grumbulluar per keto ndeshje nga trajneri Josip Kuzhe
1. Arjan Beqaj Olimpiakos Nicosia 2. Isli Hidi Dinamo Tirana
3. Samir Ujkani Novara Calcio 4. Andi Lila SK Tirana
5. Armend Dallku Vorskla Poltava 6. Kristi Vangjeli Aris Selaniku
7. Ansi Agolli Qaraback 8. Admir Teli Qaraback
9. Lorik Cana Gallatasaray 10. Endrit Vrapi Skenderbeu
11. Debatik Curri Genclebirligi 12. Ervin Bulku Hajduk Split
13. Ervin Skela No club 14. Klodian Duro Lask Linz
15. Jahmir Hyka Panionios 16. Gilman Lika Diabarkispor
17. Emilian Vila Dinamo Tirana 18. Gjergj Muzaka Dinamo Tirana
19. Erjon Bogdani Cesena 20. Hamdi Salihi Rapid Vienna
21. Edmond Kapllani Augsburg 22. Elis Bakaj Dinamo Tirana
23. Ahmed Jonuzi Vorskla Poltava
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›