E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zllatan Ibrahimoviçshumë pranë Milanit

BARCELONE- Barcelona dhe Milani kanë zhvilluar aktin e dytë të bisedimeve për sulmuesin Zllatan Ibrahimoviç, i cili duket gjithnjë e më pranë rikthimit në Itali. Zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galiani bashkë me prokuratorin e sulmuesit Mino Raiola, kanë takuar presidentin e Barcelonës Sandro Rosel, duke arritur akordin e parë. Barcelona kërkon 40 milionë euro për Ibrën, ndërkohë që Milani duhet t’i paguajë sulmuesit një rrogë prej 8 milionë eurosh në vit. Janë këto shifrat mbi të cilat janë zhvilluar bisedimet.

Adriano Galiani deklaroi në dalje se ka ende shumë punë deri në arritjen e marrëveshjes, por sipas tij, Barcelona ka dhënë OK-in për të folur me Ibrën. Milani mund ta paguajë shumën e kërkuar nga katalanasit në 3 këste, 15, 15 dhe 10 milionë euro. Por, paratë mbeten problemi më i madh i tratativës dhe kuqezinjtë do të përpiqen që të shesin Huntelar te Shalke për t’i gjetur ato. Ndërkaq, problemi tjetër, ai i rrogës së sulmuesit, duket se është zgjidhur. Ibra duket dakord të ulë rrogën nga 9.5 në 8 milionë euro për të qenë pjesë e Milanit. Gjithsesi, çdo gjë do të vendoset ditën e premte, kur do të jetë edhe raundi i fundit i bisedimeve.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›