Liga e Kampionevekualifikohen 5 ekipete para
TIRANË- Rosenberg dhe Pizaro i kanë dhënë kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, skuadrës së Verder Bremen, e cila vetëm në kohën shtesë ka arritur të shënojë 2 gola në “Marasi” përballë Sampdorias.
Edhe pse gjermanët kanë humbuir 3-2 në ndeshjen e dytë, fitorja 3-1 në sfidën e parë i dha mundësinë atyre të kualifikohen mes 32 skuadrave pjesëmarrëse në Ligen e Kampioneve.
Dopjeta e Pazzinit dhe goli i Cassanos dhanë përshtypjen se do të ishte Sampdoria ajo që do të kualifikohej, por goli i Rosenberg çoi ndeshjen drejt kohës shtesë.
Gjatë 30 minutave italianët u shfaqën të lodhur, ndërkohë që Pizarro shënoi golin e dytë për Verderin duke mbyllur gjithçka ende pa shkuar te 11-metërshat.
Është kualifikuar falë gjuatjeve të 11-metërshave Partizani i Beogradit ndaj Anderlehtit, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 2-2, po aq sa rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në kryeqytetin serb.
Ndërsa janë kualifikuar gjatë kohës së rregullt Braga, Hapoel Telaviv dhe Baseli.
Portugezët e Bragës kanë fituar edhe ndeshjen e dytë me Sevilian, këtë herë në Spanjë me rezultatin 4-3, duke u bërë dhe surpriza e mbrëmjes. Protagonisti i triumfit të portugezëve ishte braziliani Lima që shënoi 3 gola vendimtarë në këtë sfidë.
Izraelitët e Hapoel kanë barazuar 1-1 në shtëpinë e vet me Salsburgun, por falë fitores 3-2 në sfidën e parë në Austri kanë siguruar biletën për në fazën e grupeve të Champions.
Zviceranët e Baselit kanë shkatërruar 3-0 në Moldavi skuadrën e Sherif, duke iu bashkuar 32 skuadrave të tjera të kualifikuara.
(d.b/Ata/BalkanWeb)