Besa e vëllait të vdekur Doruntina dhe Kostandini rikthejnë Margarita Xhepën në skenë

Pas shfaqjes në Athinë, vepra do të vijë në Teatrin Kombëtar në Tiranë
Në datën 23 prill në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premiera Besa e vëllait të vdekur, bazuar në një baladë tradicionale greke, e konceptuar dhe adaptuar për skenën e teatrit nga Sotiris Hatzakis. Ky është një projekt interballkanik, sepse motive të kësaj balade janë të njohura edhe në vende të tjera ballkanike si në; Shqipëri (Kostandini dhe Doruntina), Bullgari, Rumani dhe Serbi. Roli i nënës luhet nga tri aktore të ndryshme Margarita Xhepa, Maria Katsiadaki and Maia Morgenstern respektivisht në Shqipëri, Greqi dhe Rumani, ku kjo dramë është shfaqur apo do të shfaqet. Aretia (Doruntina) luhet nga Kiti Selmani Djecevic, ndërsa Kostandini nga Nikos Arvanitis. Ritmi i shfaqjes karakterizohet nga daullet dhe kori i zisë, i cili këndon këngë tradicionale të Folorinës, Serbisë, Bulgarisë, Përmetit, të bregut jugor të Detit të Zi dhe të Trakës. Në një truall si Ballkani mund të lindë një legjendë si "Besa e vëllait të vdekur", apo "Kostandini dhe Doruntina", siç njihet tek ne. Premiera e veprës është dhënë për herë të parë në skenën e teatrit "Kappa" në Athinë, ku interpreton edhe aktorja shqiptare Margarita Xhepa. Në media regjisori grek është shprehur se 15 vjet kërkime të kryera mbi "elementin tragjik në kulturën popullore bashkëkohore", e çuan atë deri tek balada e njohur e shek. VII-VIII. Sipas regjisorit grek vaji është një element që i shkon shumë për shtat Ballkanit. Vlerat e kësaj shfaqjeje pesë gjuhëshe ia shton pjesëmarrja e aktorëve të njohur, mes të cilëve edhe të aktores shqiptare Margarita Xhepa, e cila ka tërhequr vëmendjen e spektatorit me interpretimin e saj të fuqishëm. Tashmë aktorja Margarita Xhepa është bërë një emër i njohur i skenës greke,pasi ajo ka marrë pjesë dhe herë të tjera. Por aktorja shqiptare u duartrokit gjatë në skenën greke dhe me tragjedinë Trojanet, e cila u vu në skenë nga një regjisor i njohur grek. Kësaj here ajo vjen sërish me një tjetër shfaqje, një dramë e cila ka në fokus të saj besën. Shpalosja e baladës së djalit të vdekur që ngrihet nga varri për t'i sjellë pas, sipas premtimit, nënës tragjike (së cilës murtaja i mori të tetë djemtë) vajzën e vetme të martuar larg, po kthehet vërtet në një udhëtim në koloritin e pasur të traditës popullore. Në të gërshetohen një numër variantesh të poemës, vaje, anatema, këngë erotike dhe pagane, këngë dasme dhe kurbeti si ajo "Përtej urës së Qabesë" apo "Moj e bukura More...". Në një prononcim dhënë para se të nisej për provat e shfaqjes në Greqi shfaqjes aktorja Margarita Xhepa për gazetën u shpreh se: Këtë rol që unë e kam luajtur dikur në Teatrin Kombëtar, që është një dramatizim i Edmond Budinës dhe i Pirro Manit, regjisor Fatos Hakorja. Ne e kemi luajtur disa herë shfaqjen Kush e solli Doruntinënshkruar nga i madhi Ismail Kadare. Por më gëzoi fakti që unë këtë rol e njoh, e kam luajtur disa herë, por gjithashtu më gëzoi fakti që të fton një regjisor grek, me një fantazi të tillë. Unë jam nëna dhe do të kërkoj besën e Kostandinit në skenën greke, dhe shfaqja di që do të jetë në një trajtim shumë interesant. Për ta prurë këtë legjendë, këtë mit në një formë të re, unë jam e bindur se ka një mesazh kohor me këtë perfomancë kaq të mençur dhe tepër elegante dhe me një fantazi tepër të hollë, që neve aktorëve do të na krijohet një frymëzim që në fillimin e punës. E ndjej këtë rol që nga koha kur isha mbi 40 vjeç, dhe tani e kam rolin e moshës time tamam të përshtatur. Pra nuk kërcet as mosha dhe as natyra e kësaj nëne kaq fisnike, që do familjen. Ajo shkon tek varri dhe i thotë: Kostandin ku e ke besën që më e dhe për ta sjellë Doruntinën, sepse ajo u martua shumë larg, edhe nënën e ka këputur malli dhe djali i dha premtimin. Ajo shkon tek varri dhe lëshon një klithmë aty, bën një kërkesë që i thotë, se ti më dhe fjalën dhe nuk e mbajte, sepse Doruntina është martuar tre male larg dhe nuk ka kush ta sjellë. Pas shfaqjes në Athinë, vepra do të vijë në Tiranë, për të vijuar më pas në skenën e Beogradit, Sofjes dhe Bukureshtit.
Last Updated on Friday, 17 April 2009 06:05