E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa është në delir, sfidë kryeqytetitPas pushimit të Partizanit, kavajasit marrin kreun, Teuta e dyta. Flamurtari rikthehet me 6 gola. Laçi-Luftëtari dominojnë grupet

Pergatiti: Jorgis Memo (Panorama Sport)
Pritej dhe ashtu ndodhi. Besa ka marrë kryesimin e kampionatit superiore të të rinjve, pas fitores së djeshme me Elbasanin, me rezultatin minimal 1-0. Një gol i Shtinit në minutën e 50 ka rezultuar vendimtar për djemtë e drejtuar nga Bledar Sinella, pas largimit të trajnerit Ilir Biturku, që është në krye të Besës.
Ndaj Elbasanit, ekipi vendës e ka dominuar takimin, duke e merituar plotësisht këtë fitore të rëndësishme. Besa e vuri për shumë minuta nën presion kundërshtarin, por pavarësisht kësaj, pjesa e parë përfundoi në barazim. Ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta verdhezinjtë gjejnë golin pas një aksioni të bukur të nisur nga Cikalleshi në mesfushë. Më pas ky i fundit pasoi për Shtinin brenda zonës, që realizoi me një goditje të bukur. Deri në fund të takimit Besa nuk e vuri aspak në dyshim fitoren, që gëzoi pa masë të rinjtë kavajas, të cilët javën e ardhshme i pret një transfertë e vështirë në Shkodër përballë Vllaznisë.
Çelik Kolgega

Kavajasit: Tani jemi të parët
Besa – Elbasani    1-0
Besa: Peza, Çopa, Krasniqi, Perja, Shala, Duka, Rroku, Çelhaka (Kazazi 80’), Kasa (Shtini 46’), Duro (Dedej 60’), Cikalleshi.  Trajner: B.Sinella
Elbasani: Sejdini (Dyrmishi 71’), Kacadej, Dosti, Dylgjeri, Luniku, Rrapushi, Bora, Lamja, Pine, Halilaj, Piku.
Trajner: M.Dosti
Shënues: Shtini 50’
Gjyqtarë: A.Rama, E.Velo , L.Isufi (Durrës)

Durrsakët ecin me hap pretendenti
Teuta – Vllaznia    2-1
Teuta: Naço, Çupa, Deda, R.Hoxha, Demiri, Halili, Lipe, Myftari, Gjyzeli (Bllaka 82’), Guza (Sula 79’), Rakipi.
Trajner: A.Bozhanaj
Vllaznia: Hallunaj, Gjondrekaj (Myrtja 50’), Rexha, Zagani (Çaku 65’), Puka, Boci (Dalipi 80’), Grimce (Mazia 75’), Rrusta, Vejushi, Pirani, Moriqi (Tafili 70’). Trajner: N.Zhejani
Shënues: Gjyzeli 50’, Rakipi 65’/ Pirani 80’
Gjyqtarë: E.Dyrmishi, K.Hakrama, D.Dikollari (Tiranë)

Teuta ka vazhduar serinë e fitoreve, teksa dje mundi 2-1 Vllazninë. Formacioni i trajnerit Albert Bozhanaj luajti i motivuar, edhe pse nuk arriti të shënonte gjatë pjesës së parë. Sulmet e durrsakëve u shpërblyen në pjesën e dytë, me dy gola shumë të bukur. Në minutën e 50-të, sulmuesi Gjyzeli gjuan nga distanca dhe shënon një gol spektakolar. Më pas është Ergys Rakipi, që përshëndet rrjetën, duke dyfishuar rezultatin. Vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, shkodranët arrijnë të shkurtojnë diferencën e golave me anë të Piranit. Gjithsesi, në fund vendësit dolën të kënaqur, teksa tashmë e shikojnë veten vetëm dy pikë larg vendit të parë. Një provë e rëndësishme për Teutën mbetet java e ardhshme, ku do të luajnë në transfertë me Shkumbinin. Ndërkohë, trajneri i Vllaznisë, Nefail Zhejani, vlerësoi lojën e të dy ekipeve dhe veçanërisht futbollistin Rustem Hoxha, që është edhe pjesë e Kombëtares U-19.
Bujar Qesja

Lushnja, “leksion” edhe Dinamos
Lushnja – Dinamo    2-0
Lushnja: Çako (Andoniu 80’), Leka (Saraçi 80’), Malasi, Ruçi, Tashi, Korreshi, Ikonomi, Beqari, Çaushi, Ahmetaj, Pepa.
Trajner: A.Durri
Dinamo: Myrto, Zhilla, Tujani, Uku, Xhemali, Takaci, Haxhiu, Çika (Hasa 45’), Nezaj, Tragaj, Delisina (Angjeli 80’).
Trajner: B.Delia
Shënues: Pepa 9’, Ahmetaj 84’
Gjyqtarë: I.Tartaraj, O.Grabova, E.Begaj (Fier)
Kartonë të verdhë: Leka, Gashi, Takaci, Hasa
Karton i kuq: Takaci

Një ndeshje e bukur dhe me shumë emocione, ka qenë ajo midis Lushnjës dhe Dinamos për të rinj. Në fund, fitorja u ka buzëqeshur vendësve, me rezultatin e pastër 2-0. Ekipi i trajnerit Aleko Durri, tashmë është pretendent real për të kapur kreun e kampionatit. Duke iu kthyer ndeshjes, që në fillim lushnjarët ishin në kërkim të golit, teksa Çaushi humbi dy raste shumë të mira. Megjithatë, pa kaluar as nëntë minuta lojë, kapiteni i ekipit, Pepa, ka tundur rrjetën e dinamovitëve, duke realizuar një gol të bukur. Më pas, ndeshja merr të tjera “ngjyra”, sepse dinamovitët shohin më shumë nga sulmi, por portieri Çako shpëton ekipin e tij nga gola të sigurt. Në pjesën e dytë, lushnjarët administrojnë mirë rezultatin, ndërkohë që në minutën e 84-t arrijnë ta vulosin atë. Ahmetaj me një parabël të bukur tregoi klas.
Armand Nezha

Gjirokastritët “flasin” si kryesues
Luftëtari – Bilisht Sport    3-0
Luftëtari: Isaraj (Gërxholli 46’), Bizhga, Berberi, Boci (Kasemi 65’), Hysi (Zharkalli 76’), Lluka, Bega, Nora (Basha 46’), Kazma (Kalemi 65’) Shehu, Puci. Trajner: Ç.Begaj
Bilisht Sport: Kaso, Ago, Gora, F.Cane, Meka, Llapushi, Eshi, Çibuku, Mulla (Çuçka 82’) J.Cane, Hoxha. Trajner: A.Begolli
Shënues: Shehu 40’, Lluka 50’ (11-m), Kasëmi 88’
Gjyqtarë: B.Bejko, D.Arapi, A.Çako (Gjirokastër)

Ekipi U-19 i Luftëtarit me fitoren 3-0 ndaj Bilisht Sportit është ngjitur në vendin e parë të Grupit të Jugut, me 39 pikë. Ishte një ndeshje që rezervoi emocione, të cilat i përjetuan nga afër shumë tifozë. Fillimisht iniciativën e patën miqtë, por me kalimin e minutave, loja filloi të zhvendosej te porta e Bilishtit. Në minutën e 40-të, kombinimi Lluka-Puci-Shehu, solli golin e parë me autor këtë të fundit. Pjesa e dytë është më e mirë për gjirokastritët dhe protagonist bëhet organizatori Lluka, që kthen në gol penalltinë në favor të ekipit të tij. Nga ana tjetër, Bilishti tregohet i pafuqishëm në ato pak kundërsulme. I sapofuturi Kasemi arrin të trefishojë rezultatin, duke qetësuar Luftëtarin. Zëvendësimet e kryera nga trajneri i mirënjohur, Çaush Begaj, e bënë lojën e Luftëtarit edhe më të bukur. Ishte një sukses i merituar gjirokastriteve, ndaj një kundërshtari që duhen thënë fjalët më të mira për ecurinë në këtë kampionat.
Tomor Shehu

Fitore me një mbrojtës në portë
Naftëtari – Pogradeci    3-0
Naftëtari: Plaku, Tafa, A.Gucaj, Koroveshi, Kokoshi, Liko (Sulka 58’), Dashi, M.Gucaj (Briksu 88’), Paveli, Lila, Zylyftari.
Trajner: Ll.Tanellari
Pogradeci: K.Kllogjeri, Peraj, N.Kllogjeri, Sadikllari (Kungulli 69’), Jakupos, S.Molla, Çela, Osmani, Mata, Hoxhallari, R.Molla. Trajner: A.Mahmutaj
Shënues: Lila 8’, M.Gucaj 69’, Zylyftari 86’
Gjyqtarë: G.Abdurrahmani, A.Zyba, T.Sokoli (Peqin)
Kartonë të verdhë: Kokoshi, Peraj, Jakupos

Pogradeci është mundur 3-0 në Kuçovë, duke vështirësuar tashmë pozitat si kryesues i Grupit të Jugut. Ishte një fitore e merituar e Naftëtarit, me gola të Lilës, M.Gucajt dhe Zylyftarit. E veçanta ishte se në portën kuçovare luajti një futbollist mbrojtës, pikërisht Plaku. Kjo u bë për arsye se portieri Mario Memaj ishte i dëmtuar dhe trajneri Tanellari ia besoi mbrojtësit Plaku këtë detyrë të vështirë. Ky i fundit, edhe në ato pak raste të Pogradecit, u tregua i saktë, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.
Enkel Baku

Korçarët, me lehtësi ndaj Sopotit
Skënderbeu – Sopoti    3-0
Skënderbeu: Pikuli, Hoxha (Emini 62’), Ferzo, Neli, Jahollari, Qani, Xhoga, Agolli, Tole, Kita, Tahirllari.
Trajner: Gj.Avramushi
Sopoti: Leka, Doleqi, Doda, Brahja, Menalla (Deda 80’), Alliu (Mana 54’), Suli, Kënga, B.Koçi (A.Koçi 72’), Rumbullaku, Çaushi. Trajner: L.Brazha
Shënues: Tahirllari 20’, 80’, Kita 61’
Gjyqtarë: K.Jasharllari, V.Tola (Pogradec), E.Kello (Korçë)

Skënderbeu e ka pasur të lehtë fitoren me Sopotin, sepse miqtë nuk kanë treguar asgjë. Në pjesën e parë, djemtë e drejtuar nga Gjergji Avramushi humbën disa raste të pastra për të shënuar. Gjithsesi, Tahirllari në minutën e 20-të kaloi korçarët në avantazh, duke përfituar nga një gabim i portierit Leka. Në minutën e 61-të, sulmuesi Kita me një veprim individual, duke kaluar edhe portierin, dyfishoi rezultatin. Librazhdasit hutohen dhe është sërish Tahirllari, që këtë herë realizon me kokë brenda zonës.
Altin Reli

Goleadë në Burrel, triumf i vendësve
Burreli – Ada    4-3
Burreli: Doçi, Kasmi, Memia (R.Kola 46’), Ndreu (A.Likcani 66’), Hysa, Macuku, Duka, Kurti, Vata, Hoti, Y.Likcani. Trajner: L.Kola
Ada: K.Gjergji, Çinari, Doda, Meli, Thepina, Dritarja, Rexhepi, Pahija, Halaj (Tahiri 46’), Brahimi, Skutina. Trajner: E.Miri
Shënues: Kasmi 2’, 15’(aut), Vata 18’, Macuku 40’, Rexhepi 75’(11-m), Dritarja 82’, Hysa 88’
Gjyqtarë: P.Gjetani, E.Doda, E.Preloshi (Laç)
Flori Xhani

Derbi, vlonjatët të papërmbajtshëm
Flamurtari – Apolonia    6-0
Flamurtari: Maze (Bifsha 68’), Azizaj, Myrtaj (Hoxha 70’), Mone, Shakaj (Myftari 62’), Shabanaj (Tahiri 64’), Hajrullai (Dalipaj 62’), Bisha, Canaj, Sina, Sherameti. Trajner: A.Behari
Apolonia: Çako (Rama 46’), Mavriqi (Bega 50’), Kuçi, Hoxha, Velia, Mysli (Gjermeni 52’), Cane, Sulejmani (Duraj 46’), Tafa, Dimo, Rexhepi. Trajner: A.Tanaka.
Shënues: Shabani 3’, Canaj 29’, Hajrullai 53’, 60’, Sinaj 73’, Dalipaj 68’
Gjyqtarë: F.Likaj, I.Ahmetaj, A.Ahmetaj (Berat)
Kartonë të verdhë: Sulejmani
Petraq Hoxholli

U-19

Java 18    (15.03.2009)
Lushnja – Dinamo    2-0
Shkëndija T. – Shkumbini    1-1
Teuta – Vllaznia        2-1
Besa – Elbasani    1-0
Tirana – Shkëndija D.    5-0
Flamurtari – Apolonia    6-0
Partizani pushim

Renditja
1. Besa    10    3    4    31-13    33
2. Teuta    9    4    3    33-16    31
3. Partizani    9    4    4    26-19    31
4. Lushnja    10    1    3    26-13    31
5. Flamurtari    9    2    3    29-12    29
6. Shkumbini    9    3    5    31-23    27
7. Shkëndija T.    7    4    6    34-28    25
8. Vllaznia    6    3    7    24-22    21
9. Dinamo    5    4    8    21-27    19
10. Tirana    4    4    8    21-21    16
11. Elbasani    4    4    9    17-22    16
12. Apolonia    3    2    12    18-51    11
13. Shkëndija D.    2    2    14    14-55    8

Java 19    (22.03.2009)
Dinamo – Partizani
Shkumbini – Teuta
Vllaznia – Besa
Elbasani – Tirana
Shkëndija D. – Flamurtari
Apolonia - Lushnja
Shkëndija T. pushim

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 19    (15.03.2009)
Laçi – Dajti    5-1   
Burreli – Ada    4-3
Turbina – Kastrioti    (nuk u zhvillua)
Besëlidhja pushim

Renditja
1. Laçi    11    2    1    42-15    35
2. Besëlidhja    11    2    1    30-12    35
3. Ada    7    2    6    30-30    23
4. Dajti    6    5    6    30-33    23
5. Kastrioti    5    2    9    35-35    17
6. Burreli    5    2    9    23-39    17
7. Turbina    0    3    10    6-27    3

Java 20    (22.03.2009)
Kastrioti – Besëlidhja
Ada – Turbina
Dajti – Burreli
Laçi pushim

Grupi i Jugut

Java 19    (15.03.2009)
Naftëtari – Pogradeci    3-0
Luftëtari – Bilisht Sport    3-0
Skënderbeu – Sopoti    3-0
Skrapari pushim

Renditja
1. Luftëtari    12    3    3    39-12    39
2. Pogradeci    12    1    5    48-24    37
3. Skënderbeu    11    1    7    38-24    34
4. Bilisht Sport    11    1    7    36-31    34
5. Naftëtari    10    1    7    40-27    31           
6. Sopoti    8    2    9    38-35    26
7. Skrapari    4    0    13    20-42    12
8. Gramozi    1    1    15    3-55    4

Java 20    (22.03.2009)
Bilisht Sport – Skrapari
Pogradeci – Luftëtari
Sopoti – Naftëtari
Skënderbeu pushim

Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti   

E Hene, 16 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›