Vllaznia bën detyrën, shkëputet plot 6 pikë Kampionati bëhet formal, në Grupin e Veriut nuk luhet asnjë ndeshje. Shkumbini ngjitet pas humbjes së Elbasanit me Besën e vendit të fundit

Pergatiti: Jorgis Memo (Panorama Sport)
Shkodranët, kryesuesit e kampionatit superior të paratërinjve arritën dje një fitore të vyer në Durrës, por që ishte plotësisht e merituar. Në një ndeshje korrekte, ku vendosi goli i Erkoçeviçit në minutën e 50-të, Vllaznia luajti me autoritetin e kryesueses. Futbollistët e saj treguan teknikë të mirë në përdorimin e topit dhe në pasime. Në pjesën e parë, miqtë iu afruan disa herë portës së mbrojtur nga Morina, por shënuan vetëm në fillimin e 45 minutave të dyta. Sulmuesi Erkoçeviç, pasi depërtoi në thellësi të zonës, tribloi mbrojtësin Myftiu dhe shënoi golin e fitores. Reagimet e durrsakëve ishin të vakëta, edhe pse në një rast, nëse mesfushori Qesja do të ishte treguar më i vëmendshëm, mund të kishte barazuar. Me këtë trepikësh, Vllaznia forcon pozitat në vendin e parë. Duke lënë pas ndeshjen, trajneri i Teutës, Lutfi Sejdini, u shprehe se në ekipin që drejton, luajnë futbollistë të moshës 13-14 vjeçare, ku veçohet organizatori Dekavelli.
Bujar Qesja
As Teuta nuk i ndal shkodranët
Teuta – Vllaznia 0-1
Teuta: Morina, Myftiu (Ndoj 60’), Likmeta, Shahini, Tataveshi (Arbana 70’), Dekavelli, Memishaj, Çyrbja, Qesja, Hasani (Prela 72’), Petro (Muho 56’). Trajner: L.Sejdini
Vllaznia: Koleci, Rusi, Hotaj, Bushaj, Marku, Shaba (Demiraj 55’), Bardulla, Karakaçi (Papa 72’), Tafa, Djepaxhia, Erkoçeviç.
Trajner: E.Plori
Shënues: Erkoçeviç 50’
Gjyqtarë: K.Hakrama, E.Dyrmishi, D.Dikollari (Tiranë)
Barazimi i gabimeve të portierëve
Shkëndija T. – Shkumbini 1-1
Shkëndija T.: Osmani, Berberi, Lamaj, Qendro, Gjecaj, Xhixha, Caca, Halili (Sinani 60’), Kodra , Balla (Kazimi 45’), Belba.
Trajner: K.Sterjo
Shkumbini: Demrozi, Er. Lundraxhiu, Vogli, Beqiri, Em. Lundraxhiu, Sulkja, A.Lundraxhiu, Nexha, Karaj, Morina, Magani. Trajner: A.gjata
Shënues: Halili 25’, Morina 45’
Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Zeqaj, E.Maçi (Tiranë)
Shkëndija e Tiranës dhe Shkumbini kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e zhvilluar të premten në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë. Rezultati përfundimtar 1-1 iu përgjigj edhe lojës së zhvilluar nga të dyja ekipet. Në pjesën e parë djemtë e shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” dominuan lojën dhe si rezultat i kësaj arritën të kalonin në avantazh në minutën e 25-të, ku pas gjuajtjes së Halilit, portierit Demrozi i shpëtoi topi nga duart. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Shkëndijës, që drejtohet nga Kostika Sterjo. Në 40 minutat e dyta, peqinaset kundërsulmuan rrezikshëm, por mungonte forca goditëse. Shkumbini ishte një ekip shumë teknik dhe me anë të veprimeve të bukura arriti edhe te goli i barazimit, që ishte gjithashtu, një gabim i portierit Osmani. Për miqtë, Morina është autor i golit të barazimit, një rezultat që e çon Shkumbinin në vendin e tretë, me 29 pikë. Ndërsa Shkëndija e Tiranës mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë.
Aldo Liçaj
Besa gjen fitoren e munguar
Besa – Elbasani 1-0
Besa: Sula, Derjaj, Belba, Biturku, Kazazi, Muho, Seiti, Dumullaku (Çelhaka 65’), Trimi (Kapidani 61’), Qatja, Hylviu.
Trajner: N.Kashami
Elbasani: Gurra, Kllogjeri, Cani, Beqiri, Toçi (Uzuni 65’), Biçoku, Qejvani, Ruçi, Tafani, Salliu, Musta.
Trajner: B.Bashalliu
Shënues: Dumullaku 5’
Gjyqtarë: E.Velo, L.Isufi, A.Rama (Durrës)
Kavajasit e vendit të fundit i kanë shkaktuar një humbje të papritur Elbasanit, që pozicionohet në katet e larta të klasifikimit, duke qenë pretendent për titullin. Kështu, Besa gjen fitoren e munguar, falë një goli të shpejtë, të shënuar në minutën e 5-të nga Dumullaku. Ky i fundit shfrytëzoi mirë pozicionin brenda zonës, duke goditur saktë në portën e Gurrës. Më pas ndeshja ka qenë shumë e fortë, teksa ekipi mik ka pasur disa raste të mira për të barazuar rezultatin. Vlen të përmenden rastet e Ruçit dhe Mustës, që nuk u konkretizuan në gola. Deri në fund, ekipi kavajas arriti që të mbrojë avantazhin e krijuar, duke siguruar kështu një trepikësh të çmuar. Ekipi i drejtuar nga Ndriçim Kashami, këtë sezon ka zhgënjyer, duke qenë larg synimeve të fillimsezonit. Gjithsesi, e rëndësishme për trajnerin Kashami mbetet evidentimi i sa më shumë futbollistëve cilësorë, që më pas kalojnë tek ekipi i të rinjve.
Çelik Kolgega
Dygolëshi i Moçkës befason Lushnjën
Lushnja – Dinamo 1-2
Lushnja: Kaloshi, Musaku, Shurdhi (Mema 66’), Qose, Çullhaj, Gjyla, Lila, Sula, Biçaku (Bilbili 50’), Baballëku, Gjolena.
Trajner: G.Taullau
Dinamo: Zhllima, Hysa, Çuçi, Muça (Shtini 41’), Musai, Dita, Memushi, Moçka, Bode (Keta 61’), Deliu, Njebza.
Trajner: D.Mehmeti
Shënues: Shtini 50’ (aut), Moçka 70’, 75’
Gjyqtarë: O.Grabova, I.Tartaraj, E.Begaj (Fier)
Kartonë të verdhë: Baballëku, Dita
Paratërinjtë e Lushnjës kanë pësuar një tjetër humbje të rëndë në fushën e tyre, këtë herë me Dinamon, në shifrat 1-2. Ka qenë një ndeshje, ku gjykimi e prishi disi bukurinë e lojës. Vendimet e gjyqtarëve fierakë janë kontestuar vazhdimisht nga të dyja stafet teknike, e për më tepër nga vendësit. Këta të fundit nuk e prisnin këtë humbje, teksa dygolëshi i Moçkës i befasoi totalisht. Në 40 minutat e para çdo gjë ka qenë në barazpeshë, për të ardhur më pas te autogoli i Shtinit, që kaloi Lushnjën në avantazh. Kur loja po i drejtohej minutave të fundit, miqtë me anë të sulmuesit Moçka arrijnë të shënojnë dy herë. Nëse në golin e parë ka qenë një rrëmujë brenda zonës, e zgjidhur mirë nga lojtari dinamovit, në momentin e avantazhit, Moçka u duk sikur realizoi nga një pozicion i parregullt, por që për gjyqtarin nuk ishte kështu. Kjo solli reagimin e lushnjarëve dhe konkretisht të trajnerit Gafurr Taullau, që protestoi ashpër te gjyqtarët.
Armand Nezha
Vlonjatët ngecin me Apoloninë
Flamurtari – Apolonia 1-1
Flamurtari: Çobaj, Xhaferaj, Kanani, Hyso, Xhelili, Nelaj (Kuçi 71’), Stara (Kaçani 15’), Hazizi, Qejvani (Osmani 46’), Gjonbrati (Hitaj 60’), Veshaj. Trajner: A.Nini
Apolonia: Prifti, Tanushaj, Shameti, Asllani, Papingu, Hoxha, Muçaj, Zeqo (Memolla 55’), Ahmetaj (Salia 50’), Mbyeti, Nebati (Xhelilaj 50’). Trajner: R.Mehmeti
Shënues: Veshaj 11’, Papingu 25’
Gjyqtarë: S.Ahmetaj, F.Lika, A.Ahmetaj (Berat)
Pas dy fitoreve jashtë fushës, Flamurtari i kthehet barazimit ndaj Apolonisë, me rezultatin 1-1. Nisur nga loja e bukur e plot temperament e vendësve, trajneri Ardian Nini nuk ka besuar as vetë, se loja përfundoi barazim. Sinjalin e parë për vlonjatët e ka dhënë Hazizaj, kur i vetëm me portierin Prifti ka gjuajtur jashtë portës. Më pas, Veshaj ka kaluar në avantazh Flamurtarin, pas një gjuajtjeje paralel me vijën fundore. Gjithsesi, në minutën e 25-të, Papingu për fierakët barazoi shifrat në 1-1. Edhe në pjesën e dytë, loja është zhvilluar tërësisht në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Rastet për të shënuar kanë qenë të shumta, por pa u konkretizuar me gol. Pavarësisht nga pozicioni në renditje, duhet thënë se Flamurtari ka ende pa zhvilluar edhe 3 ndeshje të prapambetura, me Lushnjën, Teutën dhe Tiranën. Për Apoloninë, ky barazim në derbi ishte më shumë për moral. Ekipi fierak ndodhet në vendin e parafundit, me 15 pikë.
Petraq Hoxholli
Luftëtari ndal Bilishtin e fortë
Luftëtari – Bilisht Sport 3-0
Luftëtari: Qirjaqi, Malta, Bedo, Brahimi, Jakupi, Gaxhaj, Vardhami, Skënderi (Dhjakoni 66’), Çela, Aliaj, Çunaj.
Trajner: A.Çulli
Bilisht Sporti: Mulla, Sina, Pere, Braholli, Topi, Çuko, Metolli, Xhaxhi, Ago (Ibrahimllari 65’), Avxhi, Pleshti.
Trajner: R.Bedulla
Shënues: Aliaj 29’, 35’, Çunaj 65’
Gjyqtarë: D.Arapi, A.Çako, B.Bejko (Gjirokastër)
Luftëtari për paratërinj mundi pastër 3-0 Bilishtin e vendit të dytë, duke iu kthyer fitoreve. Gjirokastritët e nisën qetë lojën, ku nuk pati raste flagrante për shënim. Duke kaluar minutat, djemtë e drejtuar nga Andrea Çulli marrin frenat e lojës në dorë dhe arrijnë të kalojnë në avantazh me Aliajn. Ky i fundit është gjithashtu, edhe autori i golit të dytë për Luftëtarin, në minutën e 35-të. Reagimi i miqve ishte i dobët, ndërkohë që nga ana tjetër, 17-vjeçarët e Luftëtarit nuk e ulën ritmin e lojës. Me një lojë të thjeshtë, vendësit dominuan totalisht, teksa shënuan edhe golin e tretë, që ka për autor sulmuesin Çunaj. Për gjyqtaren Disola Arapi pati pak punë, sepse loja ishte pa probleme dhe këtë e tregojnë kartonët e verdhë, ku nuk u ndëshkua asnjë lojtar. Pas këtij trepikëshi, gjirokastritët forcojnë pozitat në vendin e katërt. Ndërkohë, javës tjetër Luftëtari do të luajë në transfertë me Pogradecin, që pozicionet në vendin e tretë.
Tomor Shehu
U 17
Java 18 (15.03.2009)
Lushnja – Dinamo 1-2
Shkëndija T. – Shkumbini 1-1
Teuta – Vllaznia 0-1
Besa – Elbasani 1-0
Tirana – Shkëndija D. 3-2
Flamurtari – Apolonia 1-1
Partizani pushim
Renditja
1. Vllaznia 12 2 2 41-10 38
2. Partizani 10 2 4 25-15 32
3. Shkumbini 9 2 6 21-25 29
4. Elbasani 9 1 7 22-18 28
5. Dinamo 7 2 7 16-22 23
6. Tirana 6 4 5 26-24 22
7. Shkëndija T. 6 3 8 22-24 21
8. Shkëndija D. 5 4 9 19-24 20
9. Teuta 5 4 6 15-18 19
10. Flamurtari 5 3 6 15-16 18
11. Lushnja 5 2 6 19-21 17
12. Apolonia 4 3 9 14-18 15
13. Besa 3 4 9 16-26 13
Java 19 (22.03.2009)
Dinamo – Partizani
Shkumbini – Teuta
Vllaznia – Besa
Elbasani – Tirana
Shkëndija D. – Flamurtari
Apolonia - Lushnja
Shkëndija T. pushim
Niveli inferior
Grupi i Veriut
Java 19 (15.03.2009)
Turbina – Kastrioti (nuk u zhvillua)
Renditja
1. Laçi 6 3 0 22-13 21
2. Besëlidhja 6 2 2 26-12 20
3. Burreli 4 4 3 16-18 16
4. Kastrioti 3 3 4 15-16 12
5. Turbina 1 0 9 5-21 3
Java 20 (22.03.2009)
Kastrioti – Besëlidhja
Grupi i Jugut
Java 19 (15.03.2009)
Naftëtari – Pogradeci (nuk u zhvillua)
Luftëtari – Bilisht Sport 3-0
Skënderbeu – Sopoti (nuk u zhvillua)
Skrapari pushim
Renditja
1. Skënderbeu 12 3 1 35-12 39
2. Bilisht S. 12 1 5 36-20 37
3. Pogradeci 9 3 5 30-22 30
4. Luftëtari 8 3 6 27-18 27
5. Gramozi 7 2 6 22-25 23
6. Skrapari 7 1 9 21-26 22
7. Sopoti 4 2 10 30-34 14
8. Naftëtari 2 1 13 9-38 7
Java 20 (22.03.2009)
Bilisht Sport – Skrapari
Pogradeci – Luftëtari
Sopoti – Naftëtari
Skënderbeu pushim
Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti
E Hene, 16 Mars 2009