Ronaldo: Denimi, me i rende nga c'prisja
Ne nje interviste qe ka dhene per te perditshmen spanjolle "AS", ylli i Realit te Madridit, Kristiano Ronaldo komentoi pezullimin prej dy ndeshjeve ne radhet e ekipit te tij. Ndeshkimi erdhi pas ndeshjes me Malagan, ku portugezi goditi ne hunde mbrojtesin e Danimarkes, Mtilaga. Kur eshte pyetur per te dhene mendimin e tij ne lidhje me vendimin qe denoi perfundimisht portugezin per dy jave, qe te qendroje jashte fushes se blerte, Ronaldo eshte pergjigjur. "Vertet besoj se masat qe jane marre ndaj meje, jane teper te renda. Sinqerisht besoj se ndeshkimi eshte i ekzagjeruar. Gjithmone kam deshire qe te luaj futboll dhe jam shume i uritur. Nese do te ndodhte ne Premier Lige, nuk do te dilja jashte. Doja qe te isha i lire nga markimi dhe nuk kisha per qellim qe te isha problematik. Vertet me ka ardhur keq, per ate qe i ndodhi ne hunde lojtarit", - shpjegoi Kristiano Ronaldo. Reali i Madridit ka apeluar qe te falet ose te ulet denimi me qellim qe portugezi te luaje te shtunen ndaj Deportivos. I pyetur per kete ceshtje, Ronaldo ne menyre diplomatike pergjigjet: - "Kjo nuk varet prej meje. Jam i sigurt se klubi do te jete prezent dhe do te reduktoje ndjeshem ndeshkimin ndaj meje". Reali vazhdon te mbaje vendin e dyte ne Premiera Divizion, me pese pike me pak se rivali tjeter i Barcelones.