E Diel, 1 Nëntor 2026

Sedorf: Huntelaer, lojtar i jashtezakonshem

Mesfushori i Milanit, Klarens Sedorf eshte kthyer pas, duke risjelle emocionet e fundit te ndeshjes derbi e zhgenjimin qe solli per ekipin e tij. Sedorf pranoi se kundershtari, Interi, ishte ekipi me i mire ne fushe. Kuqezinjte kishin nje shans te arte qe te ndalnin zikalterit ne krye te klasifikimit dhe me nje fitore do te afroheshin tre pike, por Interi fitoi paster 2-0 dhe hodhi nje hap te sigurt, drejt titullit kampion. "Interi luajti shume fort, duke na sulmuar qe ne fillim te ndeshjes, - theksoi Sedorf. -Milani nuk u pergjigj ashtu si duhej ne ndeshjen derbi dhe tani tifozet me te drejte mund te jene te zhgenjyer me lojen". Nje nder aspektet me te kundershtueshme te ndeshjes ishte dalja jashte me karton te kuq e mesfushorit Uesli Shnajder. Holandezi nuk foli ne lidhje me kete incident, por patrioti i tij Sedorf komenton me superlativa per cilesite e mesfushorit. "Interi ka aktualisht nje lojtar te jashtezakonshem ne perberje. Shnajder ben diferencen dhe i jep me shume kualitete ekipit te tij", - thekson Sedorf. Milani mbeti ne vend te dyte, ne Seria A, nente pike pas Interit por me nje ndeshje me pak per te luajtur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›