Henri: Shpejt do te vijne edhe golat
Sulmuesi i Barcelones, Tierri Henri insiston se po ben perpjekje qe te shenoje me shume gola per ekipin e tij. Ai shprehet se ndihet me mire fizikisht dhe do te vijne shpejt edhe golat. Henri ka shenuar vetem dy gola dhe i fundit qe eshte realizuar prej tij ka ardhur ne fillim te dhjetorit, kur Barca fitoi 2-0 ndaj Ksereksit. "Ndihem shume mire, edhe me mire se ne fillim te kampionatit por te gjithe e dime se golat na kane munguar. Jam perpjekur shume, per te shenuar, por goli nuk ka ardhur. Po perpiqem qe te shenoj me shume gola dhe te luaj mjaft mire, kur te me kerkohet nje gje e tille", - thekson Tierri Henri. "Pep Guardiola me ka kerkuar qe krijoj hapesira dhe e di shume mire se cfare duhet qe te bej." 32 -vjecari theksoi se eshte vitale qe Guardiola do te jete serish ne radhet e Barcelones, pasi pranoi qe te rinovonte kontraten me ekipin e tij. "Guardiola i njeh mire lojtaret dhe kjo eshte arsyeja qe ai ka mundur te fitoje brenda nje kohe te shkurter plot gjashte trofe. Per mendimin tim eshte paresore qe Guardiola te qendroje edhe me gjate ne klubin e Barcelones", - perfundoi Tierri Henri.