E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa me 6 debutues,por mendon mrekullinë



Jo pak, por gjashtë lojtarë do të debutojnë sot me fanellën e Besës, as më pak e as më shumë, por në një ndeshje “bombë” si ajo kundër Olimpiakosit. Me idenë se nuk kemi se çfarë të humbim, trajneri Shpëtim Duro pritet të rreshtojë një formacion të kujdesshëm përballë gjigandëve grekë. Betim Aliju, Akil Jakupi, Edin Ferizoviç dhe Dimitrija Lazarevski, do të jenë “sozitë” e Fagut, Dragushës, Vrapit dhe Arapit, që u cilësuan si katërshja më e fortë e mbrojtjes në kampionatin shqiptar. Të gjithë debutojnë, në një kohë që burime pranë trajnerit verdhezi të thonë se ai është gati të vërë bast për paraqitjen e tyre. Ndërkohë trajneri i Olimpiakosit, Evald Lienen, është i bindur te forca e ekipit të tij. “Unë nuk di shumë për Besën. Ne kemi mbledhur disa informacione në lidhje me atë që ky ekip ka bërë sezonin e kaluar. Gjithashtu, i kemi vëzhguar në një miqësore gjatë kësaj periudhe, por është e vështirë që të kem një pamje të plotë mbi këtë kundërshtar. Dimë që Besa do të ketë një nxitje të fuqishme nga publiku, për të luftuar në maksimum ndaj ndesh. Pra, ekipi im duhet të jetë i përgatitur mirë për ta kaluar këtë sfidë. Do të bëjmë më të mirë, që ta mbyllim çështjen e kalifikimit në këtë ndeshje të parë,” tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›