Kupa e Botës si çmitizim
BESNIK DIZDARI
Prita paksa, që të ftohet afshi shqiptar i Kupës së Botës, të cilën ngandonjëherë në historinë e saj 80-vjeçare është përcjellë edhe përmes një rruge mitike. Kur me mit në këtë rast përsiatim kuptimin shpesh iluzor, "të shêjtë", si gjeste zotash, të një paraqitjeje gati qiellore, përrallore.Përmes këtij shkrimi desha ta çmitizoj, sepse nuk mbaj mend asnjëherë deri më sot që Kupa e Botës të jetë mitizuar në një vend që nuk merr pjesë në turneun e saj, si në rastin e këtij qershor-korriku 2010 të Shqipërisë sonë. Me këtë çmitizim do të doja të kuptohej konsiderimi i Kupës së Botës thjesht si zhvillim sportiv, si sport dhe kaq. Kur me sport kuptojmë atë që shkruhet e ilustrohet, madje deri në poemat e Homerit, kur thuhet se akejt ishin një popull fisnik luftëtarësh atletikë, të cilët në ditët e paqes çimentoheshin në garat sportive për kënaqësi dhe për të provuar forcat e tyre. Për të mbërritur kështu te garat e Olimpias, mandej te sporti i Kinës antike të klasave sunduese, deri tek ushtrimet sportive ushtarake të Orientit, por edhe te sporti detar i Venezia-s së 1300-tave, si dhe deri te sistemi shkollor anglez i sportit si koncept edukativ. Duke iu afruar më në fund sportit modern të SHBA, ku siç thonë më të dijshmit se ne, do të gjesh modelin përfundimtar që e shndërron kampionin sportiv në prototipin e njeriut të suksesshëm dhe sporti tashmâ bëhet pjesë bazike e një shoqërie që mbështetet në drejtësi dhe demokraci.
Ky është edhe kuptimi më i shpejtë i sportit, kur si etimologji ai nënkupton thjesht "dëfrim".
* * *
Në rastin tonë e kemi fjalën për njërin prej sporteve më popullorë të sotëm: futbollin.
Tash, përtej nja pesëdhjetë orëve mbasi Kupa e Botës ka marrë fund dhe ka mbërritur në gadishullin Iberik, më pushton dëshira që ta çmitizoj atë.
Ta çmitizoj prej euforisë së pangjashme shqiptare. Ta çmitizoj prej "kompetencës" së e pakta nja 50 "politikanëve televizivë", të cilët na dhanë aq shumë mend për futbollin e Kupës së Botës. Ta çmitizoj prej ushtrisë së përimtuesve po të pafund të Kupës e Botës, të cilët Shqipëria i paska pas të panumërt. Madje prej të gjithë "elitës" së saj: sociale, politike, të pushtetit, të loterisë, të artit, të kulturës, të drejtorisë së burgjeve, të pronarëve, të të pasurve, të "të varfërve" të sapoardhur nga krahinat, të cilët jo për fajin e tyre, njitash së voni e kanë mësuar se ç'është Kupa e Botës. Desha ta çmitizoj atë për t'iu kujtuar të gjithëve se Kupa e Botës nuk është mit, por thjesht sport, ose arenë e madhe e një sporti. Deshta ta çmitizoj prej të diturve e të paditurve, prej pedagogeve e pedagogeve, prej estetëve e politologëve, prej të s'di se kujt.
Deshta ta çmitizoj edhe prej fjalorit të skajshëm, prej epiteteve e metaforave spontane shqiptare, që i thanë Maradonës sharlatan e inkompetent, edhe pse ai u prit si hero në vendin e tij. Ta çmitizoj prej "takticienëve" shqiptarë, të cilët për gati 30 ditë me radhë nuk e ndalen asesi hovin tyre për të kritikuar e këshilluar nga studiot modeste shqiptare trajnerë e sipërmarrës, presidentë dhe drejtues, FIFA e UEFA, arbitra e organizatorë, futbollistë e deri dhe topa futbolli. Deshta ta çmitizoj prej kësaj "tifozerie" (nji fjalë "e huaj" (ai e kishte për turke) "ban lazém", siç thotë Fishta) sepse gjatë tridhjetë ditëve pa fshehur asgjë, më shumë se gjithçka tjetër ajo u paraqit tifoze e deklaruar dhe shpesh më shumë se kultura e informacionit, mjedisin shqiptar të mitizimit të Kupës së Botës 2010 e mbushi gjuha e tifozit.
Deshta ta çmitizoj sidomos prej një fjalori që sundohej prej "fantastikes" dhe "historikes", prej "legjendares" e "virtuozes", që natyrisht jo rrallë futbolli i përmban, por jo si një mit qiellor kësisoj. Deshta ta çmitizoj prej "tifos" që sëmuri mû atë që nuk duhej ta sëmurte: gazetarinë. Deshta ta çmitizoj prej protagonizmit të papërmbajtshëm të njerëzve të profesionit tonë nobël, prej atyre të cilët me mendim të pavetëkontrollueshëm morën në mbrojtje me fanatizëm skuadra e lojtarë, luftuan me "egërsi" e nënvleftësim shtete e kombëtare. Deshta ta çmitizoj prej overdozës (mbidozë), që gati ua ndali frymën mbrëmjeve të familjeve shqiptare. Deshta ta çmitizoj prej "infeksionit" që vinte prej "metropolit" e zbriste deri në qytete të tjera, sa që bie fjala, në një qytet 100 kilometra larg, tre televizione lokale patën çdo mbrëmje emisione dy-tre orëshe si këto të "metropolit". Deshta ta çmitizoj edhe për nderin e tre trajnerëve të shquar të Shqipërisë, të vetmit të cilët u gjendën ngushtë përballë sulmit që mitizimi shqiptar i Kupës së Botës, iu bënte pa mëshirë dijeve të tyre, maturisë së tyre, modestisë së tyre. Qenë të vetmit që i rezistuan mitizimit të Kupës së Botës dhe u përpoqën ta çmitizonin atë.
Nuk ia arritën, ashtu siç nuk mund t'ia arrijë as autori i përv?jtë i këtyre radhëve.
* * *
Dhe… fitoi Spanja, ajo për të cilën kishin parashikuar thuajse të gjithë anë e kënd botës, të paktën si një ndër dy apo tre mëtuesit. Ky është një fakt i vërtetë, i vetvetishëm i çmitizimit të Kupës së Botës dhe të kuptimit të saj thjesht si një arenë sportive, zhvilluese e sportit më popullor të botës, futbollit. E fitoi për herë të parë duke mposhtur një kundërshtar, i cili plot 40 vjet më parë qe përpjekur t'i ndërronte rrjedhën futbollit botëror. Ajo ishte Holanda, e cila krejt papritmas në fillim të viteve '70 shpalosi filozofinë e saj të futbollit, që ishte pak a shumë kjo:
Një futboll revolucionar, që ajo e quajti "futbolli total" ("totaalvoetbal") i eksperimentuar prej Ajax-it të Amsterdamit të Rinus Michels trajner dhe të trurit të fushës së lojës Johan Cruyff. Ishte një strategji e atij që quhej presingu në të gjithë fushën, që bazohej në pasimet e shpejta dhe shkëmbimet e çuditshme të vendeve, madje të ndryshimeve të vazhdueshme të roleve midis lojtarëve. Mbrojtësit e ashtuquajtur qendrorë Suurbier dhe Krol befas shpërthenin në sulm, ndërsa mesfushori Neeskens shndërrohej qysh nga mesi i fushës në një sulmues të mirëfilltë, i papërmbajtshëm. Figura tanësore e mendimit që shtrihej deri në poret e lojës ishte ai, Cruyff-i.
A e ndërroi rrjedhën e futbollit "totaalvoetbal"-i?
Më e pakta që mund të thuhet, është kjo: ai ndikoi tejet në tri drejtime: i dha peshë të madhe përgatitjes atletiko-fizike, që deri atëherë nuk qe parë asisoj; ndryshoi figurën e futbollistit të specializuar në rolin e vet, duke "e detyruar" që të shndërrohej edhe në rolin tjetër, atë të shokut të tij; i dha ngjyra të reja peshës së futbollit të pandalshëm sulmues. Kësisoj, qysh nga vitet e para '70, futbolli botëror përjetoi një përtëritje të papame, interpretuesi kryesor i të cilit ishte Ajax-i - Kampion i Europës dhe Holanda dy herë Nënkampione Botës.
Mandej, papritmas diçka mbeti në vend. Ajo çka kishte shpikur Holanda (zyrtarisht deri më 1954 e kishte futbollin në statusin e amatorit) falë edhe futbollistëve të cilët nuk vijnë për çdo vit, u godit prej idesë komerciale: "e rëndësishme është të fitosh, jo të luash bukur".
Holanda e vitit 2010, konsakrim i ardhjes për herë të tretë te froni i Nënkampiones së Botës, për çudi në fundoren e 11 korrikut qe më pak "totale" se edhe Spanja - përfaqësuese klasike e futbollit latin. Dhe fitoi Spanja. Fitoi shteti, skuadra e të cilit në tre vjetët e fundit kishte humbur vetëm 1 ndeshje (0-2 me SHBA në Kupën e Konfederatave), skuadra e cila i kishte fituar të gjitha ndeshjet e saj kualifikuese, skuadra e cila kishte "një brez futbollistësh, të cilët në fundoret e Turneut të Afrikës ishin në majën e karrierës së tyre", siç thotë një vëzhgues, "ku titullarët me emrat Casillas, Sergio Ramos, Puyol, Pique, Iniesta, Xavi, Fabregas, Villa, Fernando Torres, zotëronin gjithçka: talent, personalitet, përvojë, karizëm". Fitoi Spanja, skuadra, e cila ngjitej në katërshen e botës mbas plot 60 vjetëve (1950) - pa qenë asnjëherë Kampione e Botës, por dy herë e Europës, madje kampione në fuqi. Në fund të fundit, fitoi skuadra e cila luajti me të gjithë djemtë e kampionatit të saj kombëtar, duke treguar se fitorja e saj qe fitore e natyrës dhe e stilit kombëtar të futbollit më fort se tek askush. Fitoi Spanja triumfuese e 12 Kupave të Kampioneve të Europës me Barcelonën dhe Realin, Spanja e cila ka fituar 16 tituj të Kampionateve Europiane të moshave nga 17, 18, 19, 21 e deri në 23 vjeç. Spanja, e cila ka 19.00 klube e 40.000 skuadra, 11.000 gjyqtarë dhe 10 stadiume me nga 50.000 deri në 100.000 spektatorë - e para Kombëtare europiane që fitoi një titull botëror jashtë Europës. Fitoi Spanja, e treta mbretëri Kampione Botës mbas Italisë (1934, 1938) dhe Anglisë (1966), "çuditërisht" me një demokraci të pakrahasueshme të futbollit. Spanja e emrave të mëdhenj: Zamora, Di Stefano, Kubala, Suarez, Pushkash, Amancio, Gento, Del Sol, Pirri, Iribar, Santillana, Zubizareta, Camacho, Guardiola, Butragueno, Raul - sa për të përmendur vetëm disa prej yjeve të futbollit botëror nën fanellën e saj të çmueshme.
Për të mbërritur te të sotmit, te Spanja e kampionëve të freskët të Europës me emrat Albiol, Xabi Alonso, Arbeola, Capdevilla, Casillas, Cazorla, De La Red, Fabregas, Garcia, Guitierrez, Guiza, Iniesta, Marchena, Navarro, Puyol, Ramos, Reina, Sena, Silva, Torres, Villa, Xavi. 13 prej të cilëve sapo u bënë edhe Kampionë të Botës: Arbeola, Capdevilla, Casillas, Marchena, Pyuol, Ramos, Fabregas, Iniesta, Silva, Xabi Alonso, Xavi, Torres, Villa, Casillas. Si rrallëherë Kampionia e Botës është fituar me 13 kampionë në fuqi të Europës. Kjo është edhe fitorja historike e vetë Europës, 10 ndaj 9 të Amerikës së Jugut. Aspak e mitizuar, madje e çmitizuar.
Ka fituar puna e fortë e futbollit metodik, Spanja e futbollit që mbështetet në zotërimin dhe përpunimin pasues më të pagabueshëm të topit, deri në pafundshmërinë, siç i quajti një komentator, të "pasimeve arabeske (me kuptimin e harmonisë së përbërësve të ndryshëm kapriciozë) të shtatshkurtërve", me pesë lojtarë nga 1.69 deri në vetëm 1.75 centimetra - një tjetër çmitizim ky i mitit të gjigantëve të futbollit. Dhe me tri emra që për te rrezikojnë të bëhen vërtetë mitikë: Casillas, Puyol dhe Xavi Hernandez - të vetmit pjesëmarrës të tri edicioneve radhazi të Kupës së Botës (2002, 2006, 2010), të kryesuar prej Xavier Hernandez Creus, i mbiquajturi Xavi, 30 vjeç, vetëm 1.70 metra për 68 kg peshë trupore, "një nga regjisorët më të fundit që i kanë mbetur futbollit", siç përcakton një kritik futbolli. Ky është njeriu që thotë: "Jam mësuar të mendoj para kohe, duke vendosur se çka do të bëj me topin para se ta marr atë". "Kur ishte katër vjeç, dhe luante me skuadrën e fshatit tonë", tregon i ati Joaquin, një ish-futbollist i kategorisë së dytë të Spanjës, "të gjithë vraponim mbas topit, ndërsa ai, përkundrazi, qëndronte nga mbrapa duke pritur zhvillimet, për të mos u rrezikuar prej kundërsulmit, siç thoshte".
Xavi, i cili ende vazhdon të jetojë në këtë fshat të lindjes së tij, Jabac di Terrasa, dhjetë minuta me makinë larg Barcelonës, ndoshta është simboli i kësaj Spanje - Kampione e Botës 2010. 18 vjeç Kampion i Botës me 20-vjeçarët, 20 vjeç Nënkampion Olimpik, 25 vjeç Kampion i Ligës së Kampionëve, 28 vjeç Kampion i Europës, 30 vjeç Kampion i Botës! Dhe si të ishte një filozof, thotë: "Të humbasësh një top është ngjarja më e rëndë që mund t'i ndodhë një futbollisti. Kur e ke, duhet ta ruash si një fëmijë. E mandej duhet ta dish ta dërgosh në vendin më të mirë të mundshëm".
Në të vërtetë, mû kjo qe Spanja 2010: ajo nuk qe një mit, qe thjesht një skuadër që diti ta ruante topin si një fëmijë, e mandej ta dërgonte në vendim më të mirë të mundshëm.
* * *
Nuk përshkruajmë se çka ndodhi në ndeshjen që vendosi rekordin 80-vjeçar të 14 qortimeve (kartonëve) sepse atë të gjithë e dinë, e kanë pa, e kanë dëgjuar, e kanë diskutuar. Vetëm kujtojmë se ajo ishte një ndeshje përcaktuese, vendimtare e një niveli "të qetë" të futbollit, pa evolucione të reja, pa shpërthime "totale", pa risi taktike, pa kthesa të dëshirueshme prej futbolldashësve, dhe ndoshta pa nivelin që Shqipëria e mitizoi, por që vetë ndeshja e çmitizoi, duke treguar se sporti më popullor i njerëzimit, futbolli, nuk mund të ndryshojë dhe të jetë "mitik" sa herë që ka një Kupë të Botës. Në të vërtetë, ai më fort se shpërthyes në evolucion, ishte një "vendnumëro", pavarësisht nga vlera madhe e ideve "konservatore" të "strategut me emrin Vicente Del Bosque, një zotni i vërtetë", siç përcaktohet, një 60-vjeçar i Castilias, Cordova-s, Castelonit, Realit të Madridit, pesë herë Kampion Kombëtar dhe tri herë fitues i Kupës së vendit të tij, vetëm 18 herë nën fanellën e Spanjës dhe autor i vetëm 1 goli; si trajner dy herë fitues i Ligës së Kampionëve (2000, 2002) dhe sot Kampion i Botës, padyshim më i qeti, më "flegmatiku", më modesti që ndoshta kishte njohur historia. Edhe në këtë rast kurrsesi një mit, por një njeri i plotë i futbollit. Sepse dihet, njerëzit nuk janë mite, janë njerëz.
Risitë e Kupës së Botës 2010, nëse vërtet do të kërkonim me çdo kusht risi, mund të qëndrojnë vetëm tek emrat e rinj të fituesve, te përhapja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i futbollit si sport, anë e kënd botës, deri te shpalosja e vlerave të tij edhe në kënde "të rinj" kontinentalë (Afrika e Jugut). Dhe vetëm kaq. Mû këtu qëndron e vërteta e Kupës së Botës dhe jo te miti i saj. Ashtu si vetë Spanja, e cila rrëmbeu një fundore dramatike për kah enigma e përcaktimit dhe rrugëtimit të fituesit deri në minutën 120, emotive për kah dueli i rreptë midis futbollit të mbështetur në befasi të Holandës, sot kurrsesi e "totaalvoetbal"-t të madhërisë së tij Johan Cruyjff-it dhe futbollit teknik, të zotërimit të sigurt të topit të një Spanje, e cila bëhet një nga Kampionet më të rralla të Botës në ecurinë e saj të vetëm 7 ndeshjeve në 25 ditë të vetme të saj: e filloi me humbje dhe qysh nga ajo ditë e 16 qershorit të 0-1 prej Zvicrës, ajo nxitoi për te titulli, duke fituar 6 herë rresht dhe duke hyrë në histori si Kampionia e emblemës "1-0", çka nuk kishte ndodhur asnjëherë në histori: plot katër herë rresht 1-0 në ndeshjet më përcaktuese: 1-0 Portugalisë, 1-0 Paraguait, 1-0 Gjermanisë, 1-0 Holandës!
A ishte kjo varfëria e Kampionatit nr. 19 të Botës, e numrit më të pakët mesatar të golave në 20 vjetët e fundit, vetëm 2.26 për ndeshje (2.21 në Itali më 1990)? Varfëri që të duket se gjen shprehje deri dhe te fakti që e vetmja skuadër që u largua pa humbur asnjë ndeshje ishte "e varfra" Zelandë e Re, me vetëm 4 milion banorë, e 78-ta e Botës në Ranking FIFA, skuadra e lojtarit më të ri të kampionatit, 18-vjeçarit Chris Wood, shteti që ka 60 milionë dele, ku populli jeton për mrekulli me 31.000 dollarë për frymë, po që sot nuk ka asnjë skuadër profesioniste! Shembull më i çmueshëm ky për Shqipërinë, që hidhet përpjetë për Italinë e Gjermaninë, për Holandën e Spanjën, për Realin e Barcelonën, për Bayernin e Interin. Dhe që braktis skuadrat e saj edhe nëse ato kualifikohen për Kupën e Europës, për të mitizuar Kupën e Botës.
Këtu merr fund Kupa e Botës nr. 19, Kupa që "pasuroi" një shtet - superfuqi futbolli, në një çast krize të thellë të tij, teksa sapo ka rënë në 18 për qind të papunësisë dhe i cili nga e treta apo e katërta fuqi ekonomike e Europës, ka rrëshqitur në një "renditje" ekonomike që nuk mund të krahasohet me këtë të futbollit të arritur brenda dy vjetëve.
Por…
"Lum ata popuj, të cilët nuk kanë nevojë për futbollin" (Bertold Brecht).
Edhe kjo thënie "metaforike" shkon në kuptimin e çmitizimit të sportit tonë nobël dhe të mbetjes së tij thjesht si një sport që në kuptimin amerikan të fjalës bëhet pjesë bazike e një shoqërie që mbështetet në drejtësi dhe demokraci. Dhe kurrë në mitizimin e tij.