E Diel, 1 Nëntor 2026

Ervin Skela akuzon: “Në Bundesligë, Kotbusin nuk e duan”

"Ne qëndruam në Bundeslige edhe pse shumë njerëz nuk e dëshironin këtë. Në Bundesligë nuk e duan një ekip nga Lindja". Ervin Skela duket më i revoltuar se kurrë dhe "zëmërimin" e tij nuk e fsheh as për median më të rëndësishme sportive në Gjermani, revistën prestigjjoze "Kicker", për të cilën shqiptar dha edhe një intervistë të gjatë.
Kicker: Skela, na thoni, sa gjatë do të festohet ditën e shtunë kalimin i klasës?
Ervin Skela: Shumë gjatë. Jemi të gjithë të lumtur me rrjedhën e sezonit, pasi ia arritëm të mbijetojmë një javë përpara përfundimit të kampionatit.
Kicker: Pas rezultatit 2-0 kundër Hamburgut, ju thatë se e fituam Ligën me "1 mijë përqind". Cfarë kishit parasysh me këtë?
Skela: Kur në ndeshjet e kthimit kundër gjithë kundërshtarëve për mbijetesë fiton, apo të paktën si kundër Nurembergut arrin një barazim, apo kur mposht në shtëpi Bajernin dhe Hamburgut, kur skuadra tregon morak dhe vullnet, atëherë do të thotë se e ke fituar me një mijë përqind qëndrimin në Bundesligë. Edhe pse shumë njerëz nuk e dëshironin këtë.
Kicker: Kush?
Skela: Kjo nuk është më një e fshehtë dhe unë mund ta them me qertësi: askush në Bundesligë nuk dëshiron ta ketë Energi Kotbusin, edhe pse dikush e përsërit shpesh se një ekip nga Lindja luan në Bundesligë. Kur dëgjon lojtarë të tjerë, apo trajnerë, se nuk dëshirojnë të udhëtojnë drejt Kotbusit, pasi ata e dinë, se këtu është shumë e vështirë për të marrë dicka.
Kicker: Cfarë pjese zë në këtë mbijetim trajneri Bojan Prasnikar?
Skela: Secili ka pjesën e tij, por e tij është e madhe. Njerëzit, të cilët sollën Prasnikarin, kanë bërë zgjedhjen më të mirë. Ai është një trajner, që vendosi shumë disiplinë. Prasnikar jeton 24 orë për futbollin. AI është trajneri i duhur në vendin e duhur.
Kicker: Në vitin 2006 me Kaisersaluternin ratë nga Bundesliga. Cfarë kishte këtë vit Energi, që Kaiserslauterni nuk e kishte?
Skela: Ndryshimi qëndron në faktin, se ne te Lauterni nuk ishim një ekp. Bashkësia fillon nga Alfa dhe mbaron te Omega. Dhe këtë në Kotbus dinë ta bëjnë.
Kicker: A do të luftoni sërish për mbijetësë sezonin e ardhshëm?
Skela: Për sezonin e ardhshëm unë dëshiroj, që ekipi të qëndrojë kështu dhe ndoshta edhe të përforcohet me tre blerje për të rritur cilësinë. Ndërkohë, unë jam i bindur, se me këtë trajner nuk do të kemi probleme për mbijetesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›