La Provance: Lorik Cana drejt Realit

Do të ishte një tragjedi e vërtetë për klubin e Marsejës mos-kualifikimi për në pre-eliminatoret e Ligws së Kampioneve për sezonin e ri. Për momentin Marseja ndodhet në vendin e 4-t, 2 pikë larg Nansi e cila do të përballet në javën e fundit me Renë. Ndërsa Marseja do të presë në fushën e vet Strasburgun. Drejtuesit e Marsejës shpresojnë në një fitore të Renë ndaj Nansi teksa nuk llogarisin një fitore ndaj Starsburgut. Në rast të kundërt shumë nga Yjet e kësaj skuadre përfshi edhe Lorik Canën do të largohen drejt ekipeve të tjera evropiane. Lajmi bëhet i dituar nga e përditshmja marsejeze "La Province". Lorik Cana mund të shkojnë në Spanjë te Real Madrid, M'Bami, Dxhibril Sisé dhe Samir Nasri, në Angli përkatësisht te Everton, Njukastëll dhe Arsenal. Karim Ziani kërkohet nga Atletiko Madrid ndërsa Jacques Faty, Ronald Zubar dhe Cedric Carrasso kërkohen nga skuadra franceze (Renë, Nantë, Lens, Lilë). Ndërsa holandezi Boudevijn Zenden mund të largohet drejt vendlindjes tek PSV Eindhoven. Mos pjsëmarrja në Kupën e Kampioneve rezulton jo vetëm si një humbje e konsiderueshme financiare për klubin por rrit edhe dëshirat e lojtarëve për të shkuar tek ekime më prestigjioze që luajnë në Champions.
Kush mund të largohet!?
Lorik Cana (Real Madrid), M'Bami (Everton), Djibril Cissé (Angli ?), Karim Ziani (Spanjë ?), Jacques Faty (Nantes), Ronald Zubar (Rennes, Lille, Lens ?), Uilson Oruma (fund kontrate), Boudevijn Zenden (PSV Eindhoven), Cedric Carrasso (Rennes, Nantes), Samir Nasri (Arsenal)