E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojne Dinamo e Partizani. Titulli, më 17 maj

Ashtu edhe sic pritej verdikti i titullit kampion do të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, më 17 maj. Dinamo fitoi lehtësisht në transfertë me Vllazninë 3-0 (tre gola në pjesën e dytë), ndërsa Partizani fitoi 2-0 me Skënderbeun (dy gola në 45 minutat e para), por ndaj një skuadre korcare që zhvilloi një luftë të fortë fizike: tre kartonë të kuq dhe një "lumë" kartonësh të verdhë.
Teuta siguroi përfundimisht një vend në play-out pas fitores me Tiranën (1-2) në kryeqytet. Besa duket shumë pranë Kupës Intertoto pas fitores 2-0 me Besëlidhjen, që nga ana e saj zbriti matematikisht një kategori më poshtë. Elbasani shfryu dufin: 5-1 me Kastriotin.
Gjithsesi, skuadra krutane meritoi një vend në zonën play-out të Kategorisë Superiore. Teuta e Kastrioti do të përballen me vendet 3-4 të Kategorisë së Parë, java e fundit e së cilës do të luhet ditën e diel, më 18 maj. Në këtë kategori Bylis e ka siguruar ngjitjen në Superligë, ndërsa për vendin e dytë luftojnë Apolonia e Lushnja, ndërsa Laci për vendin e katërt, ku është në rivalitet me Burrelin.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 32
14 maj 2008
Vllaznia-Dinamo 0-3
Partizani-Skënderbeu 2-0
Tirana-Teuta 1-2
Besa-Besëlidhja 2-0
Elbasani-Kastrioti 5-1
Shkumbini-Flamurtari 1-0

Renditja
1. Dinamo 32 67
2. Partizani 32 65
3. Besa 32 53
4. Elbasani 32 51
5. Shkumbini 32 47
5. Tirana 32 46
7. Vllaznia 32 45
8. Flamurtari 32 43
9. Teuta 32 35
10. Kastrioti 32 35
11. Besëlidhja 32 31
12. Skënderbeu 32 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›