Tare: “Lacio, mes pesë më të mirave”

Sulmuesi shqiptar Igli Tare prej ditësh ndodhet me skuadrën e tij, Lacio, në fazën përgatitore që po zhvillohet në Kapfenberg të Austrisë. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, përmes një deklarate të bërë në faqen zyrtare të klubit, ka shprehur gjendjen e tij aktuale dhe objektivat e ardhshme me skuadrën. Tani ai shpreson të ketë më shumë hapësira nga trajneri Delio Rosi. "Po përgatitem për një sezon sa më luftarak dhe më të suksesshëm për skuadrën dhe mua personalisht. Dua të përmirësohem akoma, pasi në sezonin e kaluar nuk kam qenë vendimtar. Më vjen keq që nuk arrita të shënoja qoftë edhe një gol për Lacion. Jam gati ta rinis gjithcka me pasion, dëshirë dhe rezultate", - është shprehur shtatlarti shqiptar, Tare.