Besa në krizë, katër humbje në pesë javë

Elbasani fitoi 2-0, ndërsa Besa regjistroi humbjen e katërt në pesë javët e para të fazës së dytë, duke konfirmuar krizën e plotë. Ekipi më i mirë i fazës së parë, tashmë është në vendin 6-të dhe me një diferencë prej 10 pikësh nga kryesuesja e kampionatit, Dinamo (37).
Verdheblutë e Krenar Alimehmetit bënë detyrën kundër Besës së Sulejman Starovës. Loja ka pasur shumë momente nervozizmi dhe kartonat e verdhë të shumtë.
Golin e parë vendasit e kanë shënuar me anën e mbrojtësit Arian Sheta (59'). ndërsa e dyfishuan rezultatin me anë të sulmuesi shqiptaro-maqedonas Ardian Nuhiu (78').
Me këtë sukses të radhës 2-herë kampionët e Shqipërisë u ngjiten në vendin e tretë duke lënë pas Vllazninë dhe Tiranën.