Xhyra, mbrojtësi goleador i Shkumbinit

Shkumbini dominoi mbi Teutën në një takim, kur të dy ekipet e mbyllën me nga 10 lojtarë, por heroi i takimit ishte Klement Xhyra, që jo vetëm shënoi dy golat e fitores 2-0, por edhe dy të parët e tij gjatë 17 javëve të para të këtij sezoni.
Pas fitores së thellë me Vllazninë 4-0 në Peqin, djemtë e trajneri Magani i shkaktuan humbjen e 11-të Teutës në kampionat.
Tri pikë të arta në fitoren e pestë shtëpiake që konsoliduan edhe mezin e artë në renditje (vendi i 7 me 24 pikë). Minuta e 55-të prodhoi edhe tension të jashtëzakonshëm në fushë kur gjyqtari i takimit Tanush Latifi ndëshkoi me karton të kuq nga një lojtar për skuadër: Hodo (Teuta) e Jakimovski (Shkumbini), të cilët goditën njëri-tjetrin.
Vendasit ishin më kërkues dhe dhjetë minuta më pas, erdhi edhe goli i parë me autor mbrojtësin Klement Xhyra (55'), i cili do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 77-të. Teuta, që nuk po kalon ende krizën ndodhet në vendin e 10-të, por me 12 pikë po aq sa Besëlidhja.