E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Bici ndëshkon qytetin e tij. Kalari hero

Super-Kalari. Nis dhe përfundon golat e Kastriotit në fitoren e dramatike 2-1 të Kastriotit në Lezhë, ndaj një rivali për mbijetesë, Besëlidhjen, pikërisht në shtëpinë e kësaj të fundit. Dhe për ta bërë më tragjike humbjen e lezhjanëve, trajneri që i "fut thikën" deri në palcë, është pikërsisht lezhjani Vasil Bici, tekniku që u tërhoq nga Besëlidhja pak ditë para se niste kampionati.
Kastriotit i mjaftuan dy golat e talentit Renato Kalari, duke sfiduar një ish-trajner të Kombëtares, si Neptun Bajko, i cili edhe pse po përpiqet shumë, nuk po ia arrin dot të ndikojë në formacionin e Besëlidhjes. Kalari shënoi që në minutën e 3-të duke përfituar nga një mundësi e mirë brenda zonës. Barazimi i përkohshëm për Besëlidhjen erdhi në në minutën e 76-të kur talenti i kombëtares U-17, Teodor Përlleshi shënoi në minutën e 76-të. Kastrioti reagoi shumë shpejt dhe ishtë sërish tiranasi Kalari që riktheu ndeshjen duke i dhënë edhe fitoren 2-1 Kastriotit, njëherësh edhe e gjashta sezonale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›