Ari Han, trajner femrash, jo futbolli

Bledar KUKA
Pak dihet në Shqipëri për të kaluarën e yllit holandez, Ari Han, tashmë trajner I skuadrës kuqezi. Një drejtues futbolli me përvojë, por me shumë stacione dhe I akuzuar nga një prej ish-klubeve të tij, Anderleht, si trajner I pazot. "Ai nuk është trajner futbolli, - u shpreh për Hanin, një nga bosët e Anderlehtit, Konstant Vanden Stok më 8 prill 2000 në gazetën "Laatste Nieuës", - por ai është një trajner për femrat". Vëllai I Konstantit, Roger Vanden Stok, shtoi nga ana e tij se "në fillim ai punoi fort, por më pas dolën në pah dobësitë e tij, mënyra e punës, vizioni për futbollin etj.". Holandezi reagoi duke kërkuar 10 milionë fiorinta holandeze dëmshpërblim nga klubi belg, që do të thotë 250 000 euro, "për dhunim të emrit, imazhit dhe integritetit si trajner". Këtë histori e tregon media belge "voetbalbelgie.be". Ajo ishte kohë krize tek Anderlehti krenar, që ndodhej në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, duke provuar edhe humbje 0-6. Han pati probleme edhe me njërin nga futbollistët, suedezin Per Zeteberg. Hani e akuzoi lojtarin se ishte përdorues alkooli. "Nuk është profesionale kur dikush vjen në stadium dhe bie era alkool", - tha Han, duke ia drejtuar akuzën pikërisht Zetebergut (30 prill 1999). Suedezi u përgjigj në biografinë e tij se "Han sillej jo mirë dhe na mendonte ne të gjithëve si një grup budallenjsh".